E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skema e re, si do të përllogaritet dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit politikë

Çfarë humbin ata që kanë përfituar më parë lekë, letra me vlerë dhe pasuri të paluajtshme. Dy formularët që duhet të plotësojnë për të deklaruar të dhënat sipas rasteve

Laureta Rryçi

Zbardhet skema se si do të përllogaritet dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit politikë. Për ta realizuar këtë Ministria e Drejtësisë do të bashkëpunojë me Ministrinë e Financave, Entin Kombëtar të Banesave dhe Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë dy formularët e rinj që duhet të plotësojnë ish-të dënuarit politikë për të mësuar nëse do t’u zbriten nga shuma në total ato që kanë përfituar më parë. Sipas vendimit më të fundit të Këshillit të Ministrave, të gjithë ata të dënuar politikë që kanë përfituar dëmshpërblime nga ligje të mëparshme, shuma e përfituar do t’u zbritet në dëmshpërblimin e tanishëm, që pritet që të shpërndahet për secilin. Përfitimet do të llogariten edhe nëse janë marrë në formën e lekëve, letrave me vlerë apo në formën e pasurisë së paluajtshme. Vendimi ka përcaktuar që do të ketë dy formularë për ata që kanë përfituar në lekë dhe në letra në vlerë dhe për ata që kanë përfituar në pasuri të paluajtshme. Ish-të dënuarit politikë apo të afërmit e tyre që pretendojnë të përfitojnë dëmshpërblim, duhet të plotësojnë formularin me të dhëna të sakta pasi rrezikojnë të përballen me ligjin për të dhëna të rreme. Madje jo vetëm kaq, por vendimi ka përcaktuar që ish-i dënuari humbet çdo të drejtë për të përfituar dëmshpërblim nëse deklaron të dhëna të rreme. Vendimi ka përcaktuar rregulloren për përfituesit që ndodhen brenda dhe jashtë vendit. Për ata që ndodhen brenda vendit ka përcaktuar si institucionin për formularët e vetëdeklarimit Postën Shqiptare, ndërsa për përfituesit që janë jashtë vendit do të komunikohet nëpërmjet shërbimit konsullor në shtetin ku ndodhen.
Skema
Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në bashkëpunim, do të bëjnë përllogaritjet e masës së dëmshpërblimit financiar si më poshtë vijon: Në rastin e përfitimit pasuror, në të holla dhe letra me vlerë. Çdo kërkues, brenda dhjetë ditëve nga marrja e njoftimit për shqyrtimin në themel të kërkesës së tij nga Ministria e Drejtësisë, plotëson formularin e vetëdeklarimit për përfitimet, në të holla ose letra me vlerë, të marra prej tij me ligje të mëparshme. Formulari i vetëdeklarimit i dërgohet kërkuesit nga Ministria e Drejtësisë së bashku me njoftimin për shqyrtimin në themel të kërkesës. Ministri i Drejtësisë, pas mbërritjes së formularit të plotësuar nga ish-i dënuari politik ose i afërmi i tij, i dërgon Ministrisë së Financave një kopje të formularit të plotësuar dhe i kërkon të verifikojë përfitimet, në të holla dhe letra me vlerë, të ish-të dënuarit politik nga ligjet e mëparshme. Ministria e Financave, pasi verifikon përputhjen e formularit të vetëdeklarimit me të dhënat e ish-Bankës së Kursimeve (aktualisht Raiffeisen Bank), i dërgon Ministrisë së Drejtësisë përgjigjen zyrtare për masën e zdritshme të dëmshpërblimit, brenda 30 ditëve nga depozitimi i kërkesës. Përgjigjja formulohet sipas tekstit në vijim: “Pas verifikimit dhe përllogaritjeve të kryera nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritshme është (shuma në lekë) përfitim i marrë nga ligje të mëparshme nga ish-i dënuari politik, ose pas verifikimit të kryer nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritshme është (shuma në lekë) përfitimi i marrë nga ligje të mëparshme nga ish-i dënuari politik. Kjo shumë është e barabartë me shumën e deklaruar nga vetë kërkuesi, sepse të ne nuk ka të dhëna”.
Për pasuritë e paluajtshme
Çdo kërkues, brenda dhjetë ditësh nga marrja e njoftimit për shqyrtimin në themel të kërkesës së tij nga Ministria e Drejtësisë, plotëson formularin e vetëdeklarimit për përfitimet, në pasuri të paluajtshme, të marra prej tij me ligje të mëparshme. Formulari i dërgohet kërkuesit nga Ministria e Drejtësisë, së bashku me njoftimin për shqyrtimin në themel të kërkesës. Ministri i Drejtësisë, pas mbërritjes së formularit ë plotësuar nga ish-i dënuari politik ose i afërmi i tij, u dërgon Entit Kombëtar të Banesave dhe Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nga një kopje të formularit të plotësuar dhe u kërkon të verifikojnë përfitimet në pasuri të paluajtshme nga ish-të dënuarit politikë në ligjet e mëparshme. Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme pasi verifikojnë, secila, përputhjen e formularit të vetëdeklarimit me të dhënat arkivore që kanë, i dërgojnë Ministrisë së Drejtësisë përgjigje zyrtare për masën e zbritshme të përfitimit. Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Pasurive të Paluajtshme, brenda 30 ditëve nga data e depozitimit të kërkesës, i japin përgjigje sipas tekstit në vijim: “Pas verifikimit dhe përllogaritjeve të kryera nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritshme është shuma në lekë si përfitim i marrë nga ligje të mëparshme, ose pas verifikimit të kryer nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zdritshme është shuma në lekë si përfitim i marrë nga ligje të mëparshme, nga ish-i dënuari politik. Kjo shumë është e barabartë me shumën e deklaruar nga vetë kërkuesi, sepse te ne nuk ka të dhëna”.
Paraqitja në Ministrinë e Drejtësisë e formularëve të vetëdeklarimit nga ish-të dënuarit politikë apo të afërmit e tyre, kryhet brenda territorit të vendit vetëm me anë të Postës Shqiptare. Për kërkuesit me vendndodhje jashtë vendit, dorëzimi i këtij formulari kryhet nëpërmjet shërbimit konsullor përkatës. Punonjësi përgjegjës e përfshin këtë formular në dosjen individuale përkatëse. Pas marrjes së përgjigjes nga Ministria e Financave, Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Drejtësisë bën zbritjen e masës së përcaktuar prej tyre nga shuma e dëmshpërblimin, e përllogaritur sipas nenit 6 të ligjit që u miratua në fundvitin e 2007-s për të përndjekurit politikë.

Genc Xheladin Sanie Merkoci 1/4/1955 Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 254 6/2/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar) Xhetan Dali Bajde Gjoçi 25/6/2008 Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 11407 19/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Sadull Zalo Kanuqe Alushi 21/6/1925 Kolonjë Dënim me Burg E papërcaktuar 7653 16/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Njazi Veli Hatixhe Bimi 15/7/1910 Gjirokastër Dënim Kapital E papërcaktuar 7652 16/4/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Andon Irakli Ksanthipi Vinçani 10/3/1926 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 11211 16/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ramni Qemal Sanie Shehaj 21/9/1944 Tepelenë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 7651 16/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Xhevat Gani Rako Shehaj 1/1/1938 Tepelenë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 7650 16/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Shezai Elmaz Kibe Talo (Treni) 3/6/1905 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 7649 16/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Rrapush Hamit Zele Çela 30/3/1933 Elbasan Dënim me Burg E papërcaktuar 7648 16/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Bajram Ismail Naik Hoxha 18/3/1906 Kosovë Dënim me Burg E papërcaktuar 7647 16/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Lili Simon Athina Naska 15/12/1916 Berat Dënim me Burg E papërcaktuar 7646 16/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Vildan Adem Merjeme Ballhysa 21/11/1956 Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 7645 16/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Meçan Emin Nasibe Hoxha 12/1/1915 Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 7644 16/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Luan Pertef Sexhide Bregu 4/12/1958 Korçë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11210 16/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Didar Hamit Vahide Lapardhaja 27/9/1932 berat Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11209 16/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ruzhdi Hysen Gjylkë Ibi 16/4/1946 Pogradec Dënim me Burg E papërcaktuar 5310 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Pjetër Palok Leze Kola 29/5/1942 Shkodër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 5303 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Prenusha Gjin Bardhe Doçi 20/3/1941 Rrëshen Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 5324 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Islam Bajram Fatime Skepi 3/11/1920 Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 5305 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Hate Shaban Sose Avdija 5/4/1946 Tropojë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 5312 3/4/2008 Veprim Paraprak
Gani Hasan Lima Ibrahimi (Kasaj) 12/4/1915 Përmet Dënim me Burg E papërcaktuar 5317 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Mahir Sami Rahime Berberi 3/6/1920 Berat Dënim me Burg E papërcaktuar 5321 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Shaban Avdyl Aze Avdiaj 10/3/1922 Tropojë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 5318 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Sulejman Qazim Zyra Orhanas 5/2/1905 Ersekë Dënim me Burg E papërcaktuar 5322 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Dalip Nure Arziko Rakipi 15/4/1913 Kolonjë Dënim me Burg E papërcaktuar 11208 16/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Suzana Mehmet Atlije Seferi 5/1/1949 Tiranë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 5314 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Adnand Qani Teuta Mehmeti 8/1/1971 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 3506 3/4/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Ali Haxhi Tale Memçaj 27/3/1950 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 5323 3/4/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Novruz Kaso Rube Zoto 31/12/1914 Përmet Dënim Kapital E papërcaktuar 11207 16/6/2008 Jashtë afatit
Alpin Alush Zejnepe Lleshanaku 19/6/1938 Elbasan Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 5315 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Zenepe Selman Rabije Lleshanaku 3/2/1917 Elbasan Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 5316 25/6/2008 Mangësi në Dokumentacion

Formulari i Vetëdeklarimi
“Mbi përfitimet në të holla dhe letra me vlerë”
Të dhenar e vetëdeklaruesit:

Mbiemri, emri
Atësia, amësia
Datëlindja
Vendlindja
Dokumenti i identifikimit (një kopje bashkangjitur formularit)
Mbiemri, emri i ish- të dënuarit politik
Numri dhe data e dosjes individuale
Libreza e depozitimit të letrave me vlerë (një kopje bashkëngjitur formularit)

Deklaroj në vullnetin tim të lirë se:
Kamkemi përfituar dëmshpërblim në të holla në shumën....lekë;
Kamkemi përfituar dëmshpërblim në letra me vlerë në shumën... lekë;
Nuk kam kemi përfituar dëmshpërblim as në të holla dhe as në lekë
Deklaruesi
----------
Emër, mbiemër, nënshkrim
Autorizim. Deklaroj së të dhënat e paraqitura në këtë formular janë të vërteta dhe autorizoj kontrollin e vërtetësisë së tyre nga Ministria e Financave
------- ------
Nënshkrimi i deklaruesit vendi dhe data e nënshkrimit
Shënim: Deklarimi i rremë shkakton përgjegjësi penale sipas ligjit dhe passjell përjashtimin tuaj nga çdo procedurë e mëtejshme

Formular vetëdeklarimi
“Mbi përfitimet në pasuri të paluajtshme”
Të dhënat e vetëdeklaruesit:

Mbiemri, emri
Atësia, mëmësia
Datëlindja
Vendlindja
Dokumenti identifikimit (një kopje bashkëngjitur formularit)
Mbiemri, emri i ish-të dënuarit politik
Numri dhe data e dosjes personale
Titulli i pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme (një kopje bashkëngjitur formularit)
Deklaroj me vullnetin tim të lirë se:
Kamkemi përfituar dëmshpërblim për dënimin e padrejtë politik banesëapartamentlokaltokë, në vlerën......lekë të reja në kohën e përfitimit

Nuk kamkemi përfituar dëmshpërblim as në të holla dhe as në lekë
Deklaruesi
.......
Emër, mbiemër, nënshkruesi

Autorizim. Deklaroj se të dhënat e paraqitura në këtë formular janë të vërteta dhe autorizoj kontrollin e vërtetësisë së tyre nga Ministria e Drejtësisë nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave dhe Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

........ ........
Nënshkrimi i deklaruesit Vendi dhe data e nënshkrimit

Shënim. Deklarimi i rremë shkakton përgjegjësi penale sipas ligjit dhe passjell përjashtimin tuaj nga çdo procedurë e mëtejshme

7 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›