“Toc-Toc, Të gjithë janë me huqe”
Regjisori Gëzim Kame ka nisur provat për komedinë e re në Teatrin Kombëtar. Interpretojnë: Roland Trebicka, Rajmonda Bulku, Fatos Sela, Ermela Teli, Olta Dako etj
Petrika GROSI
Këto ditë kanë nisur provat në Teatrin Kombëtar për komedinë më të re, që pritet të jetë gati në fund të muajit të ardhshëm dhe të ngjitet në skenë më 2 maj. “Toc-Toc / Të gjithë janë me huqe” titullohet premiera e autorit francez, Laurent Baffi, e cila rikthen regjisorin Gëzim Kame pas disa vitesh mungesë në skenën e TK-së, që nga shfaqja e tij e fundit “Pjata prej druri”. Regjisori Kame ka përzgjedhur për këtë komedi, që është përkthyer në shqip nga Nonda Varfri dhe Viktor Bakillari, aktorët Rajmonda Bulku, Fatos Sela, Roland Trebicka dhe dy aktoret e tjera më të reja, por që tashmë kanë dhënë me kohë provat për talentin e tyre, siç janë Ermela Teli dhe Olta Dako. Sa i takon subjektit të kësaj komedie, në qendër është një psikanalist-neurolog ndër më të njohurit në Francë. Ky doktor ka aq shumë prestigj dhe pacientë, sa nuk i bie rasti të vizitojë dy herë të njëjtin pacient. Të gjithë njerëzit që shkojnë te ky mjek vuajnë nga një sëmundje nervore (troubles obsessionnels compulsifs). Kështu pra, në kabinetin e doktor Sternit ndeshim me personazhe ndër më të ndryshmit, karaktere që nëpërmjet ideve të tyre fikse nga të cilat vuajnë, shfaqin dhe problemet e shoqërisë. Por në fund rezulton se gjashtë pacientët që zhvillojnë terapi te doktori i njohur ndërgjegjësohen për problemet e tyre dhe kthehen në normalitet, ndërkohë që i vetmi i sëmurë në këtë mes mbetet vetë doktori.
Këtë trajton në vija ta trasha subjekti i pjesës, ndërsa nëse do të flisnim mbi dramaturgun francez Baffi, mund të thuhet se ai hyn ndër artistët me fat, pasi në moshë relativisht të re (50 vjeç) gëzon një famë të madhe në botën e teatrit, kinemasë dhe ekranit, përmes emisioneve dhe spektakleve të ndryshme radio-televizive, ku Baffi ka spikatur me mënyrën e të prezantuarit dhe improvizimet e tij tepër të goditura. Baffi shquhet dhe për stilin e tij të këndshëm të të shkruarit të komedisë dhe dialogëve, sikurse u vlerësua nga kritika për vënien e parë në skenë të komedisë “Toc toc”, e cila interpretohej nga aktorët Daniel Russo, Marilou Berry, Sophie Mounicot, Yvon Martin etj.
KAMERATA E TIRANËS
Koncert me pianistin francez Paskal Gallet dhe maestro Zhani Cikon
Më 30 mars në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë vjen nga Franca pianisti i njohur (sidomos për brezin e vet) Paskal Galet, i cili do të luajë pjesë të kompozitorëve klasikë nën dirigjimin e maestro Zhani Cikos. Ky aktivitet organizohet si bashkëpunim mes Akademisë së Arteve, shoqatës “Artema” dhe Ministrisë të Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Drejtimi muzikal i është besuar Arben Skënderit, ndërkohë që do të shoqërojë me muzikë orkestra “String”. Ky është koncerti i radhës që vjen në kuadrin e aktiviteteve të Kameratës së Tiranës për këtë vit.
26 Mars 2009