Klodian Duro: “Të gjitha bateritë për fitoren”
Mesfushori: “Qëllimi ynë i vetëm kundër Hungarisë janë tri pikët”. “Kemi treguar një Shqipëri të fortë përballë Portugalisë e Suedisë”
Dash Frashëri
Mesfushori Klodian Duro, me 55 ndeshje me fanellën kuqezezë, është lojtari i tretë me më shumë takime ndërkombëtare pas Altin Lalës (70) e Ervin Skelës (59) në grupin e 23 lojtarëve të thirrur nga trajneri Ari Han për sfidat me Hungarinë në Tiranë e Danimarkën në Kopenhagen. 31-vjeçari, një nga lojtarët krijues të kuqezinjve, pohoi se ndihet në formë optimale përsa i përket kondicionit fizik, duke theksuar edhe faktin se sulmuesit e thirrur në Kombëtare kanë shënuar me ekipet e tyre respektive. Ish-lojtari i katër ekipeve shqiptare (Elbasanit, Vllaznisë, Partizanit e Tiranës) është dhe autor i katër golave me Kombëtaren. Mesfushori i avancuar i Omonia Nikosias në kampionatin qipriot, i vlerësuar nga mediat ishullore si “mbreti i asistëve”, deklaroi se dhe ai do të dëshironte të shënonte kundër Hungarisë, pavarësisht se kryesore për atë dhe të gjithë lojtarët, përfshirë dhe stafin, e rëndësishme do të ishte fitorja. “Qëllimi ynë i vetëm kundër Hungarisë është fitorja. Sigurisht, çdo pikë e fituar është një plus në klasifikim, por të gjitha bateritë tona e forcat do të jenë të karikuara vetëm për fitoren kundër Hungarisë”, - tha Duro gjatë konferencës së tij për shtyp.
Duro, jeni një nga lojtarët që krijoni në fushë dhe luani në fazën e avancuar të mesfushës. Duke parë edhe barazimin me Maltën, çfarë duhet të ndryshojmë me Hungarinë, nisur edhe nga fakti se kjo shihet si një ndeshje të cilën pretendojmë ta fitojmë?
Jemi përballë dy ndeshjeve të rëndësishme për ekipin tonë Kombëtar, për vetë faktin se luajmë përpara tifozëve tanë të zjarrtë, të cilët na kanë mbështetur gjithmonë. Shpresoj që dhe kësaj radhe të kemi të njëjtën atmosferë në stadium. Sigurisht, që në këtë fazë ku kanë arritur eliminatoret, përpara kësaj ndeshjeje, kemi një detyrë të vështirë për të arritur fitoren dhe për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje, gjë që do të na krijonte një pozicion komod në renditjen e grupit.
Si do ta vlerësonit Hungarinë, i vetmi ekip me të cilin kemi dalë të humbur në pesë ndeshjet e para?
Përpara kemi një ekip të fortë, ose më mirë një rival të drejtpërdrejtë, siç është Hungaria, e cila është edhe skuadra që na ka shkaktuar humbjen e vetme që kemi në këto. Mendoj që i gjithë ekipi do të japë maksimumin në fushë dhe të gjithë së bashku të arrijmë atë rezultat pozitiv, pra të marrim tri pikë në këtë ndeshje, të cilat janë shumë të rëndësishme.
Duro, tani keni ardhur në një formë shumë të mirë teksa në ndeshjen e parë kundër Hungarisë në Budapest luajtët pas një periudhe dëmtimi. Mendoni se jeni në 100 për qind të kondicionit tuaj fizik?
Për fatin tim të mirë unë janë në 100 për qind të gjendjes sime. Ndihem shumë mirë. Përsa i përket ndeshjes së parë, dua të them se është veçoria e këtyre eliminatoreve, që nuk luhen për një kohë të shkurtër, por në një periudhë më të gjatë. Është normale që një futbollist, në një moment të caktuar, brenda kësaj kohe të gjatë të ketë edhe probleme.
Malta vazhdon të rëndojë në kujtesën e të gjithëve.
Me të vërtetë bëmë një hap të gabuar në Maltë. Unë mendoj se ajo është kthyer në një mësim për të gjithë ne.
Keni disa ditë që po stërviteni bashkërisht me të gjithë ekipin. Cili është opinioni juaj për gjendjen e skuadrës?
Ekipi gëzon formën maksimale të tij. Lojtarët vijnë të aktivizuar nga ndeshjet me ekipet e tyre. Mendoj se të gjithë bashkë, duke ndihmuar njëri-tjetrin, do t’i krijojmë mundësi vetes për të marrë tri pikë nga kjo ndeshje. Unë kam dhënë e do të jap gjithmonë maksimumin tim në çdo ndeshje.
Ju edhe keni shënuar në disa ndeshje ndërkombëtare.
Për mua rëndësi ka fitorja, qoftë edhe me një gol. Sigurisht që detyra ime është të shohë edhe drejt portës, dhe do të isha shumë i kënaqur që goli im i mundshëm t’i vlente edhe skuadrës. Për fatin tonë të mirë, për atë që ne kemi nevojë më shumë, golin, shumica e sulmuesve tanë e kanë gjetur rrugën e rrjetës.
Përveç ndeshjes kundër Maltës (Shqipëria fitoi 3-0), në takimet e tjera goli ka munguar. A keni ndonjë shpjegim për këtë, qoftë edhe për mënyrën tonë të lojës.
Kjo do të ishte një pyetje e mirë për trajnerin. Gjithsesi, unë do ta konsideroja se kjo pyetje vlen për të gjitha skuadrat. Edhe Portugalia e Suedia nuk e kanë gjetur dot rrugën e rrjetës kundër nesh. Dhe kur nuk arrijnë ta gjejnë ata dot aq lehtë, që janë me superlojtarë dhe superekipe, normalisht që edhe për ne është shumë e vështirë. Unë jam i kënaqur që ne kemi treguar një Shqipëri të fortë përballë këtyre ekipeve.
Shqipëria ka bërë ndeshje të mëdha kundër skuadrave të mëdha dhe të dobëta me skuadrat e konsideruara të barabarta.
Problemi ynë i vogël ka qenë arritja e fitores me kundërshtarin tonë direkt. Mendoj se me ndeshjen kundër Hungarisë do ta thyejmë edhe këtë tabu të vogël. Në Portugali bëmë një ndeshje të madhe, pasi dhe vetë mënyra e lojës e impenjimi kanë qenë në maksimum. Jo se me Maltën nuk ishim të impenjuar, por vetë periudha kur u luajt takimi (11 shkurt), ishte pak e vështirë për të gjithë lojtarët, pasi shumë prej tyre vinin nga kampionate që nuk i kishin filluar ndeshjet. Kësaj do t’i shtoja edhe dy mungesat e rëndësishme të Lalës e Canës.
Çfarë do të duhej të ndryshohej në Kombëtare?
Unë mendoj se nuk e kemi luksin për të bërë shumë ndryshime, aq më tepër kur na kërkohet edhe rezultati pozitiv. Është ndryshe kur luan për një pikë dhe tjetër për tri të tilla.
Mungojnë Bogdani e Kapllani, ndërkohë që sulmi do të jetë me Salihin e Berishën. A do ta keni vështirë të orientoheni, duke pasur parasysh se jeni ju dhe Skela që do t’i furnizoni ata?
Sigurisht që do të më vinte mirë që të ishin, si Bogdani dhe Kapllani, të cilët i kanë dhënë shumë jo vetëm ekipit tonë Kombëtar, por dhe Shqipërisë, pasi luajnë në dy kampionate shumë të rëndësishme (Seria A e Bundesliga). Gjithsesi, të gjithë sulmuesit që vijnë këtu do të japin maksimumin e tyre dhe uroj që dhe ata të japin kontributin e tyre për ekipin tonë. Qëllimi ynë i vetëm kundër Hungarisë është fitorja. Sigurisht, çdo pikë e fituar është një plus në klasifikim, por të gjitha bateritë tona e forcat do të jenë të karikuara vetëm për fitoren kundër Hungarisë.
Hungaria është ekipi i vetëm, që ka mbetur për t’i marrë tri pikët, pasi na presin më pas ndeshje të vështira.
Na presin edhe shumë ndeshje, ku mund të llogarisim të marrim edhe tri pikët (Danimarka luan ndeshjen e kthimit në Shqipëri). E kaluara ka treguar se edhe me ekipe të mëdha kemi marrë pikë. Mendoj se tri pikët tona më të rëndësishme janë ato që duhet të merren në ndeshjen e radhës me Hungarinë. Pastaj, do të kemi tri ditë kohë në dispozicion për të përgatitur Danimarkën.
Pas Hungarisë vjen Danimarka. Sa e rëndësishme është?
Oreksi vjen duke ngrenë, dhe unë shpresoj se ne kemi të drejtë të pretendojmë të marrim pikë edhe ndaj skuadrave të mëdha të futbollit europian e botëror. Trepikëshi me Hungarinë do të na krijojë qetësinë e duhur për të përgatitur sa më mirë Danimarkën, që do të jetë ndeshje e parë kundër tyre. Danimarka ka treguar deri tani se mbetet ekipi më i fortë i grupit.
26 Mars 2009