E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Gjirokastrës, pa faj inxhinieri

 

GJIROKASTER - Prokuroria e Gjirokastrës pushoi dje çështjen ndaj inxhinierit Luan Bufi, i arrestuar menjëherë pas tragjedisë së 9 nëntorit, kur u rrëzua pallati në lagjen “11 Janari”. Sipas organit të akuzës, për inxhinierin e ndërtimit të firmës “Arti Ndërtim” sh.p.k., nuk është arritur të argumentohej vepra penale e “shkeljes së rregullave në punë”. Komunikimi i pushimit të çështjes për 59-vjeçarin Bufi, u bë dje nga zyrtarët e grupit hetimor. Ai u ndalua bashkë me nëntë persona të tjerë, pak orë pas tragjedisë së ndodhur 4 muaj më parë, kur shembja e një pallati shkaktoi vdekjen e 3 banoreve dhe lënien të pastrehë të 14 familjeve. Nga hetimet e deritanishme është arritur në përfundimin se pallati 5-katësh, i ngritur në një kodër në lagjen “11 Janari”, u shemb për shkak të punimeve për ndërtimin e një godine të re, pranë tij. Ndonëse akuzat u hodhën mbi pronarët e punonjës të firmës dhe zyrtarë të pushtetit vendor, deri tani për 2 prej tyre kanë rezultuar të pafajshëm për këtë çështje, ndërsa dy të tjerë po gjykohen në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Në muajin janar të këtij viti, Luan Bufi kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë së tij, nga burg pa afat, në një masë më të lehtë, por kërkesa nuk u pranua. Për të arritur në vendimin e djeshëm, kur organi i akuzës konfirmoi pushimin e çështjes e shpalljen e tij të paimplikuar në të. Tashmë në Burgun e Bënçës ndodhen të izoluar dhe 6 persona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›