Karta, Islami apelon!
Tiranë -Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste (PS) Kastriot Islami shprehu të dielën shqetësim lidhur me ritmet e pamjaftueshme për të garantuar paisjen me letërnjoftim, të gjithë votuesve pa pasaportë. Gjatë një konference për shtyp, sekretari Islami, duke ripërsëritur shqetësimin për zbatimin e vendimeve të Këshillit të Ministrave për këtë proces, tha se "që prej katër muajsh sistemi i zyrave të aplikimit akoma nuk është shtrirë në të gjithë vendin dhe në disa raste ato nuk janë funksionale". Islami tha se situata paraqitet alarmante në bashkitë e vogla dhe komunat e thella në vend, duke përmendur këtu Tropojën, Hasin, Gramshin, Memaliajn, etj.
“Ripërsëris thirrjen politike të PS, theksoj të PS, drejtuar të gjithë votuesve pa pasaportë për aplikim duke iu kujtuar se 200 lekë dhe sakrificat përkatëse janë shumë pak për të hequr Berishën nga pushteti në 28 qershor 2009. Rikujtoj të gjithë aplikantët se qeveria e PS e dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit do tjua ktheje 200 lekëshin e kësaj takse të vendosur nga qeveria Berisha”-theksoi deputeti socialist.
Ai shtoi “se kanë mbetur edhe 30 ditë pune për të aplikuar pavarësisht demagogjisë së kësaj qeverie dhe angazhimit tonë maksimal të PS me duhet të pohoj se situata duket alarmante dhe ritmet të pamjaftueshme për të garantuar pajisjen me letërnjoftimi të të gjithë votuesve pa pasaportë”.