E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karta e Adriatikut në Athinë, temë diskutimi energjia dhe infrastruktura

Bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Kartës së Adriatikut, mundësitë e zhvillimit në fusha të ndryshme veçanërisht në fushën e energjetikës dhe ndërtimit të infrastrukturës. Ky ka qenë qëllimi i konferencës së kryeparlamentarëve vendeve të Kartës së Adriatikut dhe Jonit të zhvilluar në Greqi. Një diskutim shumë konkret ishte vazhdimi i magjistralit Adriatik që fillon nga Kroacia dhe shkon deri në Igumenicë.

Vë në dukje që Shqipëria është pjesë e këtij zhvillimi të infrastrukturës, që do të favorizojë jo vetëm lëvizjen e mallrave dhe të njerëzve, po dhe të turizmit, që vjen nga Evropa Qendrore, u shpreh Neritan Ceka, nënkryetar i Parlamentit të Shqipërisë. Ndërsa nga ana e tij, kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Luka Babiç ka theksuar se anëtarësimi i Kroacisë dhe i Shqipërisë në NATO, është i mirëpritur për zhvillimin e marrëdhënieve të mira e miqësore ndërmjet të dy vendeve. Ne kemi mundësi bashkëpunimi në ruajtjen e mjedisit e të detit Adriatik,në ndërtimin e autostradës Adriatik Jon, në menaxhimin e kapaciteteve energjetike, nënvizoi Babiç. Ambasadorët e Shqipërisë dhe Kroacisë dhanë një pritje solemne me rastin e anëtarësimit të të dyja vendeve në NATO. Ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Vili Minarolli ka përmendur urimet nga ana e të gjithë ambasadorëve të vendeve të NATO-s, për mirëseardhjen  në këtë aleancë. Kështu që, ky është ndryshimi i përfaqësisë tonë, jemi anëtarë të klubit të NATO-s tashmë, dhe si vend anëtar i NATO-s dhe kuptohet që unë kisha urimin tjetër, së shpejti në klubin e BE, u shpreh Minarolli. Iniciativa Adriatik Jon u themelua në vitin 2000 pas bashkëpunimit dhe konsultimit të vendeve pjesëmarrëse, në fushat e ekonomisë, turizmit,transporteve, mbrojtjes së mjedisit, arsimit, kulturës, si dhe luftimit të krimit të organizuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›