E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri premton thellimin e marrëdhënieve me Rumaninë

Kryeministri Berisha gjatë takimit të zhvilluar me ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri, Viorel Stanila ka premtuar angazhimin e qeverise shqiptare për ti forcuar edhe me tej marrëdhëniet në të ardhmen midis dy vendeve. Në takim u theksua rëndësia e intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimeve politike në nivelet më të larta, si edhe zgjerimi e thellimi i marrëdhënieve ekonomike dhe në të gjitha fushat. Në veçanti, Kryeministri Berisha i kërkoi Ambasadorit Stanila intensifikimin e përpjekjeve për nxitjen e investitorëve rumunë për të investuar në Shqipëri. Nga ana e tij, ambasadori Stanila theksoi se ky takim zhvillohet në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Shqipërinë, siç është anëtarësimi me të drejta të plota në NATO. Ambasadori Stanila  i shprehu urimet më të ngrohta kryeministrit Berisha, duke vlerësuar lart kontributin personal të tij për këtë arritje historike për Shqipërinë e shqiptarët. Më tej, ambasadori Stanila i shprehu kryeministrit Berisha angazhimin e tij të plotë si përfaqësues i Rumanisë në Shqipëri për të kontribuar në forcimin më tej të marrëdhënie miqësore midis dy popujve, si edhe marrëdhëniet shumë të mira midis qeverive të të dy vendeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›