Mediu: Arritjet e kësaj qeverie, pjesë e gjithë shqiptarëve
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë një takimi me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie në qytetin e Shijakut ka deklaruar se arritjet e këtyre katër viteve janë meritë jo vetëm e maxhorancës së djathtë, por e gjithë shqiptarëve. Sipas Zyrës për Shtyp të partisë Republikane, kryetari i PR-së, Mediu ka zhvilluar një takim parazgjedhor në qytetin e Shijakut.
Me një mandat të dytë qeverisës pas zgjedhjeve të qershorit, do të vazhdojmë punën me të tjera reforma të suksesshme me luftën kundër korrupsionit, në infrastrukturë dhe me finalizimin e tyre me anëtarësimin e Shqipërisë në BE, nënvizoi ai. Ndër të tjera ai ka shtuar se vota për partinë Republikane do të përfaqësohet denjësisht, do ketë zërin e saj në Kuvend, zërin e shijakasve dhe të të gjithë shqiptarëve.