"Karta e Bolonjës po aplikohet false"

21/02/2005 Problemet e komunitetit studentor
1.Mungesa e literaturës bazë
2.Niveli i ulët akademik dhe pedagogjik i stafit akademik
3.Sistemi i vlerësimit jo i përshtatshëm dhe abuzime gjatë vlerësimit të sudentit
4.Mos pasja mundësi reale për të apeluar rezultatin e vlerësimit
5.Mos afrim i informacionit nga administrata dhe stafi drejtues i fakultetit dhe universitetit
6.Mos publikimi i programit të lëndës
7.Mos respektimi i programit të lëndës
8.Mos përputhja e programit të aprovuar me tezën e provimeve
9.Mos angazhimi i komunitetit studentor ne kerkime shkencore
10.Mos pasja akses në njohjen e rregulloreve të fakultetit
11.Marrdhëniet pedagog-student
12.Abuzimi me punën e studentëve përsa i përket literaturave të përkthyera nga ata ku një pjesë mirë e tyre përdoren për të mbushur faqet e botimeve të pedagogëve
13.Mos transparenca ne perdorimin e fondeve
14.Abuzime me bursat
15.Niveli i ulët i shërbimeve
16.Nevoja për ambjente më komode ne fakultete dhe konvikte
17.Informacioni i munguar për kriteret e pranimit të pedagogeve të rinj
18.Tekste të papërshtatshme
19.Orari i papërshtatshëm i cili merr parasysh vetem interesat e stafit akademik
20.Mungesa e pedagogëve (mosparaqitje)
21.Kushtet e papërshtatshme të laboratorëve
22.Mungesë e mbështetjes financiare përsa i përket praktikës profesionale
23.Detyrimi i studentëve për të blerë librat e pedagogëve, si kusht për rezultatin e provimit
24.Korrupsion
25.Kurse private që studenti të kalojë provimin
26.Profesorë jo korrekt me datat e publikimit të rezultatit të provimit
Flet Marzia Faroni përfaqësuesja Unioneve kombëtare të studentëve në Evropë
Të gjitha vendet e Evropës po përpiqen që të aplikojnë Kartën e Bolonjës. Por, ky aplikim mund të arrihet drejt vetëm po të përfshihen dhe studentët në funksion të të cilëve është krijuar ky proces. ESIB, Unionet kombëtare evropiane të studentëve në Evropë, është ombrella e institucioneve kombëtare. Përfaqësuesja italiane Marzian Faroni, që është anëtare e komitetit ekzekutiv të këtij unioni shpjegon disa probleme që kanë dalë gjatë aplikimit të Kartës së Bolonjës.
Cili ishte qëllimi i takimit tuaj në Shqipëri?
Ishte një ftesë e Qeverisë Studentore të vnedit për të diskutuar se si studentët mund të përfshihen në procesin e demokratizimit dhe në veçanti në procesin e Bolonjës.
Cilat janë disa nga çështjet që janë diskutuar?
Së pari Qeveria Studentore dhe studentët bullgarë dhe kosovarë shpejeguan se çfarë ndodh në vendet e tyre. Martina një tjetër person i ESIB ka prezatuar një anketim mbi mënyrën se si funksionon përfaqësimi studentor në Vendet Evropiane. Unë kam bërë një prezantim për mënyrën se si studentët janë impenjuar për të përmirësuar demokratizimin e procesit, diskutuam se çfarë është procesi i Bolonjës, në çfarë linjash mund të shtrohet. Në njohjen e titujve, akreditimit, çertifikimit të cilësisë dhe veçanërisht problemet, gabimet që janë bërë në Evropën Juglindore në lidhje me implmentimin e procesit të Bolonjs. Dhe në fund përfshirja e studentëve gjatë implementimit të këtij procesi.
Çfarë problemesh janë vënë re deri tani në universitetet e vendeve të Evropës Juglindore?
Dy janë problmet kryesore. Autoritetet prezantojnë si pjesë të procesit të Bolonjës diçka që s'ka të bëjë me këtë proces, si rritja e taksës së studentit justifikohet si pjesë e procesit të Bolonjës, por ky proces nuk duhet të shtoj problemet sociale të pedagogëve dhe studentëve. Problemi i dytë është aplikimi si strukturë sipërfaqësore e përshembull e strukturës tre plus dy. Kjo shihet thjesht si një ngjeshje e lëndëve nga katër vjet në tre vjet. Ky ndryshim duhet të parashikonte një ndryshim të plotë të kurrikulës, ngarkesës së studentëve, pedagogëve dhe se si do të vlerësohen studentët. Në Shqipëri sistemi i krediteve po zëvendëson thjesht notat, por nuk është halli që të heqim notat të vëmë pikët, por që të arrijmë një vlerësim real të studentit. Në pikët e kreditit duhet të përfshihen në këto pikë, dhe vlerësimi në bazë të detyrave të kursit dhe ngarkesa e lëndës, pasi jo të gjitha lëndët mund t'i kenë njësoj kreditet. Kjo situatë vazhdon pasi ende nuk është bërë vlerësimi i punës.
Kështu ndodh dhe në vendin tuaj, në Itali?
Vetëm në Universitetet korruptive. Për shembull pikët e kreditit nuk vnedosen sipas rëndësisë së lëndës, varet se sa i fortë është pedagogu dhe jo nga cilësia e kurrikulës. Në shumë raste studentët janë më aktivë dhe e kanë më tepër idenë e Kartës së Bolonjës, se sa vet stafet akademtike që duhet ta implmentojnë.
A janë aktivë studentët në vendimarrje në Universitetet tuja?
Studenti është aktiv në të gjithë procesin e vendimarrjes, si në këshillat fakultativë, senatet, departamentet, ku përfshirrja e studetëve në vendimarrje është 12 për qind. Të gjithë studentët mund të kandidojnë për të mrrë pjesë në këto këshilla s'mund të ndërhyjë profesoriati në këtë proces. Studentët janë të pranishëm dhe në vendimarrjen e këshillave administrativë, në caktimin e programit, kriteret, për të marrë pedagogët në punë, në kriteret për marrjen e titujve, si do të shpenzohet buxheti etj.