Karta e identitetit, lehtësi për pensionistët për të marrë kuponin
Pensionistët që nuk kanë aplikuar për të marrë kartën e identitetit nuk do të presin në radhë, për të marrë kuponin e kartës së identitetit. Ata do të mund ta tërheqin atë pranë pikave ku marrin pensionin dhe njëkohësisht do të marrin edhe rimbursimin që ka parashikuar qeveria sipas kategorisë së pensionit. ISSH dhe Posta Shqiptare, bazuar në vendimin 336 të KM, datë 15/04/2009, kanë nënshkruar marrëveshjen për të bërë të mundur pajisjen e të gjithë pensionistëve pa pasaportë me kuponin e pajisjes me kartë identiteti që nga 1 maji 2009, si dhe rimbursimin e të gjithë atyre që kanë aplikuar përpara kësaj date për letërnjoftimin. Drejtore e Përgjithshme e ISSH, Evelina Koldashi dhe drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Arqile Gorea, nënshkruan dje marrëveshjen për t’iu krijuar lehtësira pensionistëve. Në bazë të kësaj marrëveshjeje,
pensionistët që nuk kanë aplikuar ende do të pajisen me këtë kupon ditën e marrjes së pensionit. Të gjithë pensionistët që janë pa pasaportë dhe që kanë pension minimal në qytet dhe të gjithë pensionistët e fshatit do të rimbursohen me 1000 lekë, ndërsa do t’u mbahet nga pagesa mujore në momentin e tërheqjes së pensionit vetëm shuma prej 200 lekësh. Ndërkaq, do të rimburohen në masën 400 lekë të gjithë personat pa pasaportë që përfitojnë pension pleqërie mbi pensionin minimal në qytet, të plotë, të pjesshëm ose pension invaliditeti, si dhe personat në ngarkim të tyre, të cilët janë pa të ardhura.
Ju kujtojmë se pagesa e kompensimit bëhet për aplikimet e kryera deri më 20 qershor 2009 apo letërnjoftimet e marra deri më 28 qershor 2009. Për aplikimet e bëra pas datës 20 qershor 2009, kompensimi është i pavlefshëm dhe çdo pagesë e marrë për këtë qëllim është e paligjshme.
“Ndërkohë, e theksojmë edhe një herë, se personat që e kanë kryer aplikimin apo e kanë marrë letërnjoftimin do të marrin kompensimin, në masën e njohur në muajin pasardhës, pasi të kenë dorëzuar në zyrat e tërheqjes së pagesës mujore të pensionit kopjen e formularit të aplikimit ose kopjen e letërnjoftimit të marrë”, - tha Koldashi.
Ndërsa Gorea tha se aplikimi në afatet e vendosura nga vendimi 336 i KM, datë 15/04/2009, do të verifikohen nga punonjësit e Postës Shqiptare me datën që mban letërnjoftimi i marrë ose fatura e aplikimit për pajisjen me këtë dokument.