Kartat , Ministria vë numër falas
Kur kanë mbetur vetëm tri javë nga data e zgjedhjeve, Ministria e Brendshme u ka vënë qytetarëve një numër telefoni falas për të sqaruar çdo paqartësi që ata kanë për pajisjen me karta identiteti dhe pasaportat biometrike. Numri pa pagesë është 08002121 dhe do të jetë në dispozicion të qytetarëve çdo ditë të javës nga ora 08:00-22:00. Sipas ministrisë, kjo do t‘i shërbejë procesit dhe qytetarëve që t‘u jepet asistenca e nevojshme për shqetësimet e tyre nga personat e specializuar të Ministrisë së Brendshme.