Kartat, Berisha lëshon "pe" pas presionit të ambasadorëve
Qeveria lëshon pe për kartat e identitetit. Pas takimit me diplomatët e huaj në Tiranë, Kryeministri Berisha u tregua i hapur të presë çdo lloj varianti që propozohet nga opozita për letërnjoftimet. "Kam diskutuar me ambasadorët. Jemi të hapur përveç variantit që jemi shprehur ne, dhe opozita është e mirëpritur të japë variantet e saj. Kriza është e pashërueshme te Rama, por për kartat po diskutohet të gjendet rruga më e përshtatshme", u shpreh Berisha pas kthimit nga Franca.
Edhe një herë është dashur ndërhyrja e ndërkombëtarëve e më konkretisht e katërshes së ambasadorëve të SHBA-së, Çekisë, Komisionit Evropian dhe OSBE-së, të cilët, pas takimeve të drejtpërdrejta me dy liderët Berisha dhe Rama, i kanë dhënë një zgjidhje çështjes së kartave që rrezikonte të kthehej në një rrezik potencial për dështimin e zgjedhjeve.
Sipas Kryeministrit, kriza për kartat e identitetit ekziston vetëm në mendjen e Edi Ramës. "Sesi ua indukton ai krizat, u jep leje ndërtimi pronarëve. Ai është në mënyrë konstante në krizë. është non stop në krizë, se një njeri jashtë krize, një njeri me fakultetet mendore normale nuk mund të bënte kurrë atë që bëri që dha 19 leje për vete nga 28 që ishin gjithsej", u shpreh Berisha.
Kryeministri shtoi se "vetëm një njeri që përjeton një krizë të tmerrshme morale mund t‘i lejojë vetes të poshtërohet në këtë mënyrë. Pa çarë kokën njëlloj si në plazh kur ishte ministër".
Sipas të dhënave të Kryeministrit, dje janë bërë gjithsej 17400 aplikime për kartat.
Negociatat për kartat
Demokratët dhe socialistët janë vetëm pak larg konsensusit për kartat e identitetit. Në grupin e ekspertëve socialistë, Fatmir Xhafaj dhe Damian Gjiknuri, dhe për Partinë Demokratike, Oert Bylykbashki, negociatat kanë tri ditë që zhvillohen për arritjen e një marrëveshjeje. Burime brenda grupit negociator pohojnë se është rënë dakord paraprakisht që, për personat pa pasaportë një kartë identiteti të kushtojë 200 lekë. Në diskutim është kërkesa tjetër e socialistëve për ngritjen e qendrave të specializuara "one stop shop" për shpërndarjen e letërnjoftimeve për qytetarët që janë pa pasaportë. Por në këtë pikë, Partia Demokratike kërkon që shpërndarja të vazhdojë në pikat e ngritura tashmë për shpërndarjen e kartave, pasi pikat "one stop shop" nuk janë një zgjidhje për përshpejtimin e procesit.
Listat
Lidhur me listat e deputetëve të PD-së, Kryeministri Berisha ka premtuar se do të zbatohet statuti i Partisë Demokratike. "PD ka një statut dhe formulë dhe gjithçka do të formulohet sipas statutit të PD-së. Kjo është një parti e strukturuar, ka kryesinë, ka Këshill Kombëtar dhe gjithçka do përcaktohet mbi bazën e statutit", theksoi Berisha.