Kongresi i PBDNJ-së, më 9 maj
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të përcaktojë më 9 maj në kongresin e PBDNJ-së se me cilën forcë do të krijojë koalicion për zgjedhjet e 28 qershorit. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të synojë që në premtimet e saj të përqendrohet pikërisht në shqetësimet ekonomike të qytetarëve. Në kongresin e saj më 9 maj, PBDNJ do të vendosë edhe se cilit koalicion do t`i bashkohet përpara zgjedhjeve parlamentare. Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka bërë me dije se "do synojnë shmangien e PBDNJ-së nga rituali i dialogut shterp, pa përmbajtje, pa alternativa që sërish rikthehet në vendin tonë përpara ballafaqimit elektoral politik të radhës". Përfundimisht, muaji maj do të jetë muaji i ngjeshur për partitë politike, jo vetëm me shpalosje programesh dhe publikime listash deputetësh, por edhe për firmosje koalicionesh paraelektoral. Deputeti Leonard Solis do të jetë i pari në Tiranë në listën e kandidatëve të PBDNJ-së.