PSD starton mbledhjet e kongreseve partiake
Starti i kongreseve partiake do të nisë nga Partia Socialiste Demokrate e Gjinushit, për të vijuar me LSI-në një javë më vonë. Kryesia e PSD-së miratoi pak ditë më parë mbledhjen e kongresit elektoral në datën 30 prill dhe 1 maj, kongres ku PSD-ja do të paraqesë listën e kandidatëve dhe programin e saj elektoral, pa harruar këtu edhe aleancën me Partinë Socialiste. Në këtë kongres do të jenë të ftuar përfaqësues nga partitë politike të majta, por edhe të së majtës evropiane. Një javë më vonë, pritet që të mblidhet konventa e elektorale e LSI-së, edhe kjo me synimin e qartë për të prezantuar kandidatët, mesazhet për zgjedhësit, programin etj. Paraprakisht në LSI flitet që do të zhvillohet në datën 7 maj, por data nuk është miratuar ende nga strukturat përkatëse, ndaj në ditët në vijim pritet të merret vendimi përfundimtar.