Kartat, Klosi: Qeveria ka lejuar shkeljen e kontratës
Opozita deklaron se procesi i pajisjes me kartat e identitetit është në proces dështimi. Në fjalimin e tij në Kuvend, Blendi Klosi deklaroi se “në procesin e pajisjes me karta identiteti nuk janë respektuar afatet e përcaktuara në kontratë”. “Të paaftët qeveritarë, përsëri vazhdojnë të ngatërrohen me lojën e kungulleshkës, ta bëjnë 2 mijë lekë apo ta bëjnë 3 mijë lekë kartën e identitetit, pa kuptuar akoma se ky është një shërbim që politika duhet t’ia ofrojë falas, pa asnjë pagesë, por edhe duke ju lutur qytetarit të varfër shqiptarë”, tha Klosi. Edhe deputeti i LSI-së, Xhufi dhe i PDK-së, Gjini, kërkuan dhënien e kartave falas për qytetarët. Ndërsa Pollo ka reaguar duke deklaruar se procesi po ecën normalisht. Dhënia e dokumenteve të identitetit, qoftë ky letërnjoftim apo certifikatë, siç duhet për shërbime të tjera, nuk mund të kushtëzohet nga supertaksat që vendos një kryetar bashkie i papërgjegjshëm në këtë pikë. Rama të aplikojë për kartë për vete”, tha Pollo.