E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi, Kuvendi korrigjon gabimin

 

Kuvendi i Shqipërisë ka gjetur të zgjidhë ngërçin e krijuar në KQZ, për shkak të pasaktësisë në Kodin Zgjedhor, duke rregulluar gabimin e hasur në nenin 6 të këtij ligji. Në fletoren zyrtare është rregulluar gabimi, duke sanksionuar se “në nenin 6, pika 6, shifra “2” zëvendësohet me “1”. Pas botimit në Fletoren Zyrtare, KQZ-ja mund të votojë edhe udhëzimin për vëzhguesit e partive. Përplasjet për këtë nen të Kodit Zgjedhor, detyruan kreun e KQZ-së që t’i drejtohet Kuvendit për të sqaruar përplasjet që ekzistojnë, duke hedhur si tezë edhe ndryshimin e këtij ligji.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›