E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, MB:Masa administative nëse nuk jepen certifikata

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani i ka bërë thirrje punonjësve të gjendjes civile mos të japin çertifikata me pagesen e taksave lokale duke u bërë pengesë për pajisjen e qytetarëve me letërnjoftmet elektronike. "Në rast se konstatohet se ndonjë punonjës bëhet pengesë, do të merren masa administrative deri në pushim nga puna" u shpreh Nishani. Ndërkohë ministri i brendshëm ka bërë me dije se zyrat e aplikimit për letërnjoftimin elektronik do të jenë të hapura edhe gjatë ditës së shtunë dhe të dielë. Ndërsa gjate ditëve të tjera këto zyra do të jenë të hapura deri në orën 18, për tu dhënë kështu mundësi të gjithve të pajisen me letërnjoftmet elektronike. Ministri Nishana i ka bërë edhe një herë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për pajisjen me letërnjoftimet elektronike, dhe mos ti lënë për ditën e fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›