Roli i qarkut në zbatimin e projekteve
10/04/2009 Decentralizimi, takim në Berat
BERAT- Në kuadër të projektit të decentralizimit dhe zhvillimit rajonal sot në bibliotekën Vexhi Buharaja të qytetit të Beratit është zhvilluar tryezë rajonale Drejt Rajonalizimit: Zhvillimi rajonal dhe sfidat për Shqipërinë. Qëllimi i këtij takimi sipas pjesëmarrësve ka qenë për të identifikuar rolin e qarqeve që nuk kanë funksionuar dhe çështjen e qarkut që mbetet i diskutueshëm për hapësirat e cunguara që i është dhënë si institucion rajonal. Në lidhje me nivelin e qeverisjeve lokale pjesëmarrësit kanë debatuar se drejtoritë dhe ndërmarrjet duhet të menaxhohen nga këshilli i qarkut, pasi ato janë ngritur për krijim të balancave politike gjatë ndërrimit të sistemeve ndaj kjo duhet t’i largoj këto institucione të ndërvaren nga pushteti vendor. Kryetari i shoqatës të këshillave të qarqeve të Shqipërisë Hysen Doni gjatë takimit ka cituar se fushat kryesore ku mbështetet qyteti i Beratit si resurset kulturore, fusha arsimore shkencore dhe fusha të tjera duhet të mos jenë pronë e qeverisjes vendore, por duhet t’i kalojnë këshillit të qarkut për realizim sa më eficient të projekteve në zhvillim.