BB jep 800 mijë euro për Fierin
10/04/2009 Rikonstruksion të bulevardit dhe fasadave
FIER- Banka Botërore do të jetë financuesi kryesor i projektit më të rëndësishëm që pritet të zbatohet brenda muajit maj-qershor për rikonstruksionin e trotuareve dhe bulevardit kryesor si dhe fasadat e pallateve. Sipas kreut të Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj është bërë marrëveshje me Bakën Botërore për një financim prej 800 mijë eurosh dhe që do të vijojë të dyfishohet edhe në investime të tjera mbi bazën e performancës së Bankës dhe Bashkisë. “Për rikonstruksionin e bulevardit kryesor në Fier, rikonstruksionin e trotuareve dhe pallateve, ne presim një investim. Së bashku me BB janë rreth 800 mijë euro nënshkruar tashmë dhe do të fillojë rikonstruksionin e bulevardit kryesor “Jakov Xoxa” do të financojë menjëherë dyfishin e financimit të këstit të parë, pas qershorit kemi shansin të përfitojmë edhe 1.6 milionë euro të tjera, pra dyfishin e investimit të parë dhe në vitin 2010 trefishin e investimit, pra 3.4 milion euro”,-ka thënë kreu i Bashksië Fier, Zeqaj.