E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vetëvarur në stan 37-vjeçari

10/04/2009  Kishte humbuar një muaj më parë

POGRADEC- Miço T., 37 vjeç, lindur në fshatin Velçan dhe banues në Memlisht të Pogradecit, i larguar nga shtëpia një muaj më parë, së fundi është gjetur i vetëvarur te vendi i quajtur “Stanet e Omeshit” në rrethin e Pogradecit. Nga hetimet e deritanishme, vdekja e 37-vjeçarit është shkaktuar nga vetëvarja, ndërsa ende nuk dihen se cilat kanë qenë motivet që ka në detyruar shtetasin të ndërmerrte një hap të tillë. Gjithsesi nga deklarimet e familjarëve mësohet se viktima prej shumë kohësh vuante nga çrregullime mendore. Megjithatë, është bërë e ditur gjithashtu se në trupin e viktimës, përveç shenjave të vetëvarjes, nuk i ishin gjetur shenja të tjera dhune apo të armëve të zjarrit. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim nga komisariati i policisë Pogradec, si person i larguar nga banesa më datën 12 shkurt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›