Kryetari i bashkisë aplikon me certifikatë pa foto
10/04/2009 Përfitimi i kartës së identitetit, Dako pa asnjë dokument në gjendjen civile
Shembulli për qytetarët, nuk pranon të favorizohet nga punonjësit
DURRES- Kryetari i Bashkisë në Durrës, Vangjush Dako, ka aplikuar me certifikatë vetjake, pasi ai në kohën që është paraqitur në njësinë vendore numër 2 të qytetit të Durrësit para punonjësve të zyrës së gjendjeve civile nuk kishte me vete asnjë dokument identifikimi. Dako pa menduar gjatë është ulur në karrige përballë aparatit për të bërë foton si dhe për të dhënë shenjat e gishtërinjve, formalitet i domosdoshëm për çdo qytetar që aplikon për kartë identiteti. Në kohën që punonjësja e gjendjes civile i ka kërkuar dokumentin e identifikimit, kryetari i bashkisë ka nisur të gërmojë xhepat. Portofoli kishte brenda shumë kartëvizita, por asnjë dokument identifikimi për Dakon, ndërkohë që kjo situatë është kapërcyer lehtësisht nga aplikanti, i cili ka kërkuar një zgjidhje. Në ndihmë të tij kanë ardhur punonjës të tjerë, të cilët kanë nxitur për t’i sjellë Dakos një certifikatë, e cila është printuar në pak minuta. Vet kryetari i bashkisë ka refuzuar të aplikojë pa dokument të rregullt duke i hequr jo pak siklet punonjëses së zyrës së gjendjes civile, ndërkohë që certifikata është parë si e vetmja mundësi që Dako të largohej duke kryer punë. Dikush nga administrata e tij që e ka shoqëruar kryetarin e Durrësit ka kërkuar që Dako të aplikojë me patentë të aftësisë së drejtimit të mjetit, gjë që është kundërshtuar nga vet kryetari i bashkisë, i cili me këtë rast ka dhënë një sinjal domethënës për të gjithë qytetarët. Ndërsa është menduar se gjerat kanë shkuar në vendin e vet, certifikata e kryetarit të Bashkisë së Durrësit që mban datën 9 prill 2009 nuk ka pasur foton e Dakos, ndërkohë që punonjëset e kanë kapërcyer këtë pengesë duke e kaluar në heshtje. Dako në përfundim të aplikimit të tij u ka drejtuar një apel të gjithë qytetarëve, por edhe qeverisë. Ai është shprehur se përgjithësisht qytetarët në Durrës kanë treguar deri më tani indiferentizëm në aplikim.
APLIKIMET
Nga 180 mijë qytetarë që kanë emrat në listë, vetëm 27 mijë kanë aplikuar, ndërkohë që deri më dje janë tërhequr nga aplikantët vetëm 300 karta të prodhuara duke krijuar në zyrat e gjendjeve civile stok me këto dokumente identiteti. Nga ana tjetër kryebashkiaku Vangjush Dako ka kërkuar nga qeveria që të shohë mundësinë e afrimit falas të kartës, veprim që mendohet se do të rrisë interesimin e qytetarëve.