“Pushteti gjyqësor duhet të jetë i pavarur nga politika”
10/04/2009 Kryetari i KLD-së dekreton 10 magjistratët e rinj
Presidenti i Republikës këshillon gjyqtarët në detyrën e re
Presidenti i Republikës dhe njëkohësisht Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Bamir Topi gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e betimit të gjyqtarëve magjistratë u ka kërkuar këtyre të fundit të mbajnë të hapur ndaj qytetarëve petkun e misionarëve të drejtësisë, për të cilën, sikurse ne e pretendojmë. Duke përdorur falënderimet ndaj ekspertëve ndërkombëtarë për kontributin e dhënë, Presidenti i Republikës ka vënë theksin te rëndësia e fitores së autonomisë së sistemit gjyqësor në mënyrë graduale mbi bazën e asaj që jep Kushtetuta dhe ligji, në mënyrë që ky pushtet të jetë i pavarur nga politika, nga të gjitha varësitë e tipit korruptim. “Me dëshirën për të ripohuar vullnetin e plotë në ruajtjen dhe respektimin e balancave të pushteteve, por edhe në përmbushje të çdo lloj përgjegjësie që vjen nga Kushtetuta më lejoni gjithashtu të shpreh angazhimin tim maksimal në drejtimin e këtij organi qeverisës të gjyqësorit”, - u deklarua Topi. Ai u kujtoi gjyqtarëve se kanë përgjegjësinë për rritjen ose uljen e besimit të shoqërisë tek i gjithë shteti. “Si çdo njeri tjetër në një profesion të ri, si specialist i ri, pa dyshim që ka nevojë për kolegjialitet, ka nevojë për mbështetje. Unë jam i bindur se ju do t’i gjeni këto te kolegët tuaj; patjetër do të gjeni përkrahjen e atyre që sot janë në strukturën më të lartë të organit që qeveris pushtetin gjyqësor: të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Nga ana tjetër, ju duhet të dini të bashkëpunoni. Por jo me më pak rëndësi do të kërkoja prej jush që në punën tuaj të përditshme të veproni me atë që në gjuhën popullore quhet “gjykimi i shëndoshë”, të dini të vlerësoni në koherencë me realitetin”, - sugjeroi Presidenti. Ai u tha atyre se çelësi për të hapur derën e komunikimit të përditshëm me publikun gjatë proceseve gjyqësore është drejtimi praktik, të jesh i drejtë, komunikues. “Gjyqtarët e rinj duhet të dinë të vlerësojnë se në gjykim nuk ka rëndësi petku me të cilin vishet individi që është para gjyqësorit, por të vlerësojnë si atë që ka pushtet, si atë që është pa pushtet. Ky është përkushtimi ynë sot, ky është motivimi që ne ju japim sot”, - përfundoi ai.
Magjistratët për gjyqtarë
KLD-ja dy javë më parë pranoi propozimet e bëra nga ana e Ministrit të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj për shpërndarjen në detyrë nëpër disa gjykata të rretheve gjyqësore të dhjetë magjistratëve. Janë shtatë gjykata të Rretheve gjyqësore, ku do të emërohen gjyqtarët magjistratë: Kavajë, Fier, Korçë, Lushnjë, Krujë, Shkodër, Gjirokastër. Emërimi i tyre është përcaktuar në bazë të vlerësimit që ka pasur secili prej magjistratëve në shkollë. Të emëruarit janë Rezarta Mataj, Enerieta Deraj, Sonjela Voskopi, Esmeralda Ceka, Alma Hoxha, Vojsava Osmanaj, Gentian Hamiti, Matilda Shalla, Irida Kacerja dhe Ervin Trashi.