E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, Poni: Proces më efektiv

 

Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Pone, kërkoi dje në Kukës përshpejtimin e procesit të pajisjes së shtetasve me kartat e identitetit. Pone u ka kërkuar drejtuesve lokalë që të shmangin çdo mangësi, që mund të këtë pranë qendrave të aplikimit, për të mos penguar në asnjë moment aplikimin e shtetasve. “Ne duam që në këtë proces të kemi efektivitetin maksimal”, theksoi Pone, duke vlerësuar angazhimin e operatorëve të kompanisë Sagem, punonjësve të zyrave civile, të bashkive e komunave, të postës e të gjithë komunitetit, gjë që ka sjellë edhe ritme të larta në procesin e pajisjes së shtetasve me karta identiteti. Sipas tij, në shkallë vendi janë hapur me synim përshpejtimin e procesit rreth 15 zyra aplikimi dhe 70 stacione më tepër se kontrata e parashikuar me kompaninë “Sagem”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›