E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI dhe PS depozitojnë koalicionet për 28 qershorin

 

BLEDAR HOTI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyn për 24 orë afatin e regjistrimit të koalicionit të partive politike në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Kur pritej që afati i fundit të ishte dita e djeshme, KQZ-ja ka bërë të ditur se kishte përllogaritur gabim ditët e muajit maj, jo me 31, por me 30 ditë. Ky “gabim” ka favorizuar partitë që nuk kanë paraqitur ende koalicionet politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se afati i fundit ligjor për depozitimin e kërkesave është dita e sotme, 14 maj, ora 16.00. Pavarësisht kësaj, dje paradite LSI depozitoi kërkesën për daljen në një koalicion politik me emrin “Aleanca Socialiste për Integrim”. Në këtë koalicion bëjnë pjesë edhe pesë partitë e tjera politike si Partia Socialiste e Vërtetë 91, Partia e Gjelbërt, Partia Toleranca e Re, Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve dhe Lëvizja për të Drejtat e Liritë të Njeriut. Kreu i LSI-së, Ilir Meta sipas kësaj marrëveshjeje do të ketë drejtën e caktimit të vëzhguesve në KZAZ, KQV dhe në Grupet e Numërimit të Votave. Mësohet se në ora 19.00 ka depozituar në zyrën e Protokollit të KQZ-së, përfaqësuesi i PS-së, kërkesën për regjistrimin të koalicionit politik “Bashkimi për Ndryshim”. Në të bëjnë pjesë partitë politike si PS, PSD, PDS, PBDNJ dhe G99. Duke përfshirë edhe koalicionin “Poli i Lirisë” gjithsej janë 17 parti politike, që janë përfshirë koalicione politike. Ndërsa koalicioni tjetër i PD-së është depozituar më vonë pas orës 20.00. Mësohet se emri i koalicionit politik do të jetë “Aleanca e ndryshimit”. Të dhjetë partitë janë PD, PR, PAA, PLL, PAD, PBLD, PBK, PBDK, PDI dhe LDK. Gjithsej i bie që 27 subjekte nga 45 që janë regjistruar në KQZ të dalin në koalicione politike në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Pas depozitimit të gjithë kërkesave KQZ-ja pritet të marrë në shqyrtim ato nëse plotësojnë kriteret ligjore apo jo. Në bazë të udhëzimit 156 të KQZ-së, partitë duhet të dalin në koalicion duhet të depozitojnë disa kërkesa ligjore. “Marrëveshja e koalicion ku të shprehet vullneti i partive përkatëse për të qenë pjesëmarrëse të këtij koalicioni; Emrin e koalicionit, i cili do të shënohet në fletën e votimit; Emrin Mbiemrin e personit të autorizuar nga të gjitha partitë pjesëmarrëse të koalicionit zgjedhor, i cili do të ketë të drejtën të caktojë vëzhgues në KZAZ, KQV dhe në VNV”, janë dy kriteret e para të udhëzimit numër 156. Kusht tjetër është edhe emri i personit, të kreut të partisë që do të gëzojë të drejtën ta delegojë këtë të drejtë personave të tjerë sipas KZAZ-ve. Në pikën 5 të udhëzimit thuhet se “kërkesa për regjistrimin e koalicionit zgjedhor në KQZ duhet të nënshkruhet nga të gjithë kryetarët e partive pjesëmarrëse të koalicionit zgjedhor”. Pas mbylljes së këtij procesi, KQZ do të nisë më pas procesin e përfshirjes së partive dhe të koalicioneve të regjistruara në fletën e votimit. Sipas burime pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në fletën e votimit do të shënohet emri i koalicionit, por edhe i partive pjesëmarrëse në të. Në kuadrin e koalicionit, do të renditen edhe emrat e partive politike, ndërsa në krah do të jetë emri i liderit të koalicionit politik.

 koalicionte politike

“Bashkimi për ndryshim”

Partia Socialiste             PS
Partia Demokracia Sociale         PDS
Partia Socialdemokrate         PSD
Partia Bashkimi për
të Drejtat e Njeriut             PBDNJ
Grupimi 99                G99

Aleanca “Poli i Lirisë”

Partia Demokristiane         PDK
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar     LZHK
Partia Bashkimi Demokrat         PBD
Partia Konservatore         PKONS
Partia Rruga e Lirisë         PRRL
Partia e Reformave Demokratike     PRDSH

“Aleanca Socialiste për Integrim”

Lëvizja Socialiste për Integrim     LSI
Partia Socialiste e Vërtetë         PSV-91
Partia e Gjelbër e Shqipërisë     PGJSH
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë
e Njeriut,                 LDNJL
Partia për Mbrojtjen        
e të Drejtave të Emigrantëve     PMDE
Partia Toleranca e Re         PTR

“Aleanca e ndryshimit”

Partia Demokratike             PD
Partia Republikane             PR
Partia Lëvizja e Legalitetit         PLL
Partia Balli Kombëtar         PBK
Partia Balli Kombëtar Demokrat     PBDK
Partia Bashkimi Liberal Demokrat     PBLD
Partia Agrare Ambientaliste         PAA
Partia Aleanca Demokratike    PAD
Partia Drejtësi dhe Integrim       PDI
Lidhja Demokristiane        LDK

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›