Veliaj: Glover më impresionoi
Kreu i G99, Erion Veliaj reagoi dje pas kërkesës së qeverisë për të ndryshuar Audrey Glover në krye të misionit të ODIHR. Në përfundim të takimit me Glover, Veliaj tha se “Ndamë me të shqetësimin për të gjithë debatin rreth kryesimit të saj të misionit të OSBE-ODIHR-it në Shqipëri. Në fakt, unë e takova Znj. Glover dhe duhet të them që më impresionoi, më impresionoi sepse puna e saj e fundit ishte vëzhgimi dhe kryesimi i misionit të ODIHR-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sigurisht Obama dhe Mekein nuk ishin qaramanë si Sali Berisha të ankoheshin për misionin, por ishin aq të fokusuar që gara të ishte e drejtë dhe e ndershme saqë arbitri i drejtë ishte i pranueshëm”.