E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpejtoni me procesin e pajisjes me karta identiteti

09/04/2009  Këshilltari politik i ambasadës amerikane në Fier

FIER- Këshilltari politik i ambasadës amerikane në Tiranë ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me prefektin e qarkut Shahin Bejdaj ku në qendër të bisedimeve kanë qenë zgjedhjet si dhe përgatitjet mbi këtë proces. Gjatë këtij takimi këshilltari politik i ambasadës amerikane në Tiranë Toni Bërd i ka kërkuar prefektit të qarkut Fier, një informacion për sa i përket shpalljes së listave të zgjedhësve si dhe përcaktimit të qendrave të votimit e deri në ecurinë e pajisjes së shtetasve me kartat e identitetit. Sipas zyrtarit politik të ambasadës amerikane në Tiranë, është në interesin e qeverisë amerikane për t’u njohur me ecurinë e këtij procesi. “Ne ndjekim nga afër të gjitha zhvillimet në lidhje me procesin zgjedhor në Shqipëri dhe sidomos në qytetet kryesore të vendit tuaj”,-ka thënë këshilltari politik. Prefekti i qarkut Fier gjatë paraqitjes së situatës mbi këtë proces është shprehur se ka disa probleme në lidhje me aplikimet e shtetasve, pa pasaportë ku dhe numri i aplikimeve prej tyre është më i vogël në qarkun Fier. “Ne si qark kemi numrin më të vogël të personave, të cilët nuk kanë pasaportë”, –ka thënë Bejdaj, por gjithsesi ngelet shumë punë për të bërë në lidhje me shpejtimin e këtij procesi. “Sipas listave të marrë në Bashkiën e Fierit, pohon prefekti i qarkut Fier, Bejdaj rezultojnë rreth 12000 persona, të cilët nuk kanë pasaportë dhe asnjë lloj tjetër dokument identifikimi. Deri në muajin prill të këtij viti do të përfundojë afati i aplikimit për ata persona, të cilët nuk kanë asnjë lloj tjetër dokument identifikimi”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›