Përmbarimi nis sekuestrimet për llogari të bankave
09/04/2009 Regjistrohen 50 padi. Gati dosjet për sekuestrimin e pronave të debitorëve
Shumë prej këtyre subjekteve “VIP” morën shuma deri në 500 mijë euro
DURRES- Një sërë pronash të kredimarrësve në bankat e ndryshme do të duhet të kalojnë në dorë të përmbarimit pas kallëzimeve që kanë bërë vet bankat. Janë fillimisht më shumë se 50 denoncime, të cilat janë marrë si të vlefshme dhe që kanë kaluar të gjitha nivelet në organet e drejtësisë për të mbetur tashmë dosje në varësi të përmbarimit. Mosshlyerja e kredive ka penalizuar kredimarrësit, të cilët në fazën e aplikimit kanë bindur bankat e nivelit të dytë se gëzojnë të gjitha kriteret për të përfituar kredinë. Pikërisht në respektim të disa prej këtyre kritereve bizneset kanë afruar si garanci lokale, dyqane, punishte, apartamente apo edhe pallate. Pronësitë e mësipërme janë të regjistruara në hipotekë dhe kjo e fundit nuk ka mundur të veprojë pasi kredimarrësit kanë lidhur kontratë me bankat. Zyra e Përmbarimit nuk ka dhënë asnjë shifër se sa është shuma e kredimarrësve që janë treguar të parregullt dhe as shumën që kanë tërhequr. Megjithatë, ndërmjetësimi legal i kësaj zyre është kërkuar vetëm në rastet kur shumat e pakthyera nga kredia e marrë është e konsideruar. Ka biznese që ka marrë në banka deri në 500 mijë dollarë apo euro dhe pasi ka shpenzuar shumën nuk ka shlyer në disa muaj detyrimin. Një pjesë e kësaj kategorie ka shpallur falimentin së paku në anë dokumentare, por përmbaruesit janë shprehur se ata nuk i shmangen detyrimit. Një pjesë nuk kanë paguar fare këstet e parashikuara në bazë të kontratës, kurse të tjerë kanë shkëputur pagesën pas një periudhe. Përmbaruesi në Durrës Luan Hoti ka bërë të ditur se bëhet fjalë për kredi të dhëna na shumë degë të bankave që operojnë në Durrës për shuma që varijonë nga 800 mijë lekë deri në 200 mijë euro që janë marrë nga bizneset VIP, ndërkohë që ka edhe të tillë që i kanë “vjelë” bankës 500 mijë dollarë. Zyra e Përmbarimit, sipas përmbaruesit Luan Hoti, ka bërë gati të gjithë procedurën duke garantuar se shuma që kredimarrësit kanë marrë do të kthehet së bashku me detyrimet që rrjedhin nga penalitetet.