E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartat e identitetit, Klosi: Nuk janë respektuar afatet

Deputeti socialist, Blendi Klosi deklaroi sot në Kuvend se kompania koncensionare për prodhimin e kartave të identitetit nuk ka respektuar pikat e kontratës së nënshkruar me Qeverinë shqiptare. Gjatë debatit të lirë parlamentar, deputeti Klosi tha se në korrik 2008, Kuvendi i Shqipërisë miratoi marrëveshjen me kompaninë koncesionare, e cila ngarkonte Ministrinë e Brendshme të ndiqte zbatimin e saj. "Kjo kontratë tashmë është shkelur në shumë pika të saj. Një nga pikat e parespektuara lidhet me ngritjen në të gjithë Shqipërinë të rrjetit të shpërndarjes së kartave, proces që duhet të kishte përfunduar katër muaj pas miratimit të marrëveshjes. Kjo është një shkelje e rëndë dhe devijim nga dokumentet e tenderit", tha Klosi. Sipas tij mungesa e ngritjes së rrjetit ndihet në disa qytete të mëdha të vendit, si në Fier Elbasan, Dibër, etj. Deputeti Klosi shtoi se një tjetër pikë e shkelur në kontratë është dhe afati i prodhimit të kartës së parë elektronike, që sipas tij "duhet të ishte bërë 4 muaj pas lidhjes së kontratës, në 20 dhjetor të vitit të kaluar, por që u realizua vetëm në shkurt

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›