Presidenti Obama i shkruan zotit Biberaj
Z. Obama dërgoi dje një letër falënderimi në adresë të zëvendëspresidentit të Asamblesë së KE-së, Aleksandër Biberaj. Presidenti Obama, përmes letrës, falënderon zv.presidentin e asamblesë së KE-së dhe njëkohësisht deputetin e PD-së për pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e ditës së martë në SHBA. “Falënderim për gjithçka keni bërë”, - ka thënë Obama. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, përshëndet dhe falënderon zv.presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksandër Biberaj, për pjesëmarrjen në ceremoninë e përurimit presidencial në Uashington D.C. Në mesazhin e Presidentit Obama shkruhet: “Faleminderit zoti Biberaj që ishit pjesë e ceremonisë së përurimit më të hapur të historisë së SHBA-së. Siç Ne kemi filluar punën për të ribërë Amerikën, Ne duhet të mbështetemi në shpresa të përbashkëta që na mblodhën së bashku këtë javë. Unë mbështetem tek Ju, për të mbajtur shpirtin e bashkëpunimit. Kombi amerikan përballet me shumë sfida, të cilat do t'i përballojë. Faleminderit për gjithçka keni bërë”, - përfundon mesazhi i Presidentit të 44-t të SHBA-ve, Barak Obama.