Kartat e identitetit, harta e komunave ku nuk janë hapur qendrat e aplikimit
Në 60 komuna të vendit votuesve pa pasaportë u është mohuar aplikimi. Më shumë se 45 mijë zgjedhës pa pasaportë vetëm në këto komuna rrezikojnë të ngelen jashtë procesit
Shaban Sulçe
Më shumë se 45 mijë zgjedhës pa pasaportë, të cilët jetojnë kryesisht në zonat rurale, nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë, pasi në 60 komuna të vendit ende nuk ka nisur procesi i hapjes së qendrave të aplikimit, ku shtetasit pa pasaportë duhet të aplikojnë për t’u pajisur me karta identiteti. Po të kihet parasysh edhe pamundësia e shtetasve për të paguar çmimin e kartave të identitetit në njësitë vendore ku janë hapur aplikimet, mund të thuhet se zgjedhjet e 28 qershorit janë seriozisht në rrezik. Qeveria, nga ana e saj, ende nuk ka bërë asgjë konkrete për hapjen e qendrave të aplikimit në këto zona, edhe pse numri i shtetasve pa pasaportë është shumë i lartë. Gazeta “Albania” zbardh sot hartën sipas qarqeve të komunave ku nuk ka filluar procesi i hapjes së qendrave të aplikimit.
Qarqet e Veriut
Kështu, sipas informacioneve të konfirmuara, rezulton se në qarkun Shkodër nuk janë hapur qendrat e aplikimit në 6 komuna, përkatësisht në Pult, Shosh, Shalë, Shllak, Fierzë dhe Iballë.
Qarku i Kukësit rezulton më problematiku përsa u përket numrit më të lartë të komunave ku procesi i aplikimit të kartave nuk ka filluar. Kështu, rezulton që qendrat e aplikimit nuk janë hapur në 13 komuna, nga të cilat 5 në rrethin e Kukësit (komunat Surroj, Arren, Topojan, Tërthorë, Zapod) dhe 6 në rrethin e Tropojës (komunat Bujan, Bytyç, Fierzë, Lekbibaj, Llugaj, Margegaj). Edhe qarku i Dibrës rezulton problematik në këtë drejtim, pasi në të nuk janë hapur qendrat në 12 komuna, përkatësisht në Luzni, Lurë, Sllovë, Kala e Dodës, Zall-Dardhë, Zall-Reç, Fushë-Bulqizë, Ostren, Trebisht, Martanesh, Suç dhe Ulëz. Më e mirë duket situata në qarkun e Lezhës, ku zyrat e aplikimit nuk janë hapur vetëm në një komunë, përkatësisht në komunën Ungrej.
Qarqet e mëdha
Përsa u përket qarqeve me numrin më të madh të deputetëve më problematiku mbetet qarku i Elbasanit. Në këtë qark, ku në zgjedhjet e 28 qershorit konkurrohet për 14 deputetë, procesi i pajisjes me karta të shtetasve pa pasaportë nuk ka nisur në 7 komuna, përkatësisht në Fierzë, Klos, Labinot-Mal, Funarë, Trehan, Tunjë dhe Stravaj. Numri i komunave ku nuk janë hapur qendrat e aplikimit në qarqet Fier dhe Tiranë është një, dhe respektivisht janë komunat Greshicë dhe Shën-Gjergj. Ndërkohë në qarkun e Durrësit janë dy komuna ku nuk ka filluar procesi, në Nikël dhe Cudhi.
Qarqet e Jugut
Numrin më të madh të komunave, në të cilat nuk ka nisur ende procesi i aplikimit për karta identiteti e kanë qarqet Vlorë dhe Berat, përkatësisht nga 5 komuna. Në qarkun Vlorë procesi nuk ka nisur në komunat Sevaster, Konispol, Markat, Finiq dhe Vergo, ndërsa në qarkun Berat procesi nuk ka nisur në komunat Terpan, Çepan, Gjerbës, Zhepë, Potom. Katër është numri i komunave në qarkun e Korçës ku nuk janë hapur qendrat e aplikimit dhe bëhet fjalë për komunat Gorë, Liqenas, Dardhas dhe Trebinjë. Ndërkohë, edhe në qarkun Gjirokastër komunat të cilat vazhdojnë të mbeten jashtë procesit janë: Ballaban, Petran, Çarshovë, Sukë dhe komuna Fshat-Memaliaj.
Qarku Numri dhe emrat e komunave
Shkodër 6 (Pult, Shosh, Shalë, Shllak, Fierzë, Iballë)
Kukës 11 (Surroj, Arren, Topojan, Tërthorë, Zapod, Bujan, Bytyç, Fierzë, Lekbibaj, Llugaj, Margegaj)
Lezhë 1 (Ungrej)
Dibër 12 (Luzni, Lurë, Sllovë, Kala e Dodës, Zall- Dardhë, Zall-reç, Fushë-Bulqizë, Ostren, Trebisht, Martanesh, Suç, Ulëz)
Elbasan 7 (Fierzëq, Klos, Labinot-Mal, Funarë, Tregan, Tunjë dhe Stravaj)
Tiranë 1 (Shëngjergj)
Durrës 2 (Nikël)
Fier 1 (Greshicë)
Vlorë 5 (Sevaster, Konispol, Markat, Finiq dhe Vergo)
Berat 5 (Terpan, Çepan, Gjerbës, Zhepë, Potom)
Korçë 4 (Gorë, Liqenas, Dardhas, Trebinjë)
Gjirokastër 5 (Ballaban, Petran, Çarshovë, Sukë dhe komuna Fshat-Memaliaj)
25 Prill 2009