E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat e identitetit, nis procesi i aplikimit në Elbasan



Ka nisur dje në qytetin e Elbasanit procesi i aplikimit të qytetarëve për letërnjoftimin elektronik. Drejtoresha e Filialit të Postës së Elbasanit, Brunilda Dulja, duke konfirmuar këtë fakt, ka deklaruar se prioritet u është dhënë qytetarëve që nuk kanë pasaportë, ndërkohë që Bashkia e këtij qyteti numëron 80.000 votues. Qytetarët e pajisur me mandatarkëtimin tashmë kanë filluar t’i drejtohen zyrës qendrore të gjendjes civile për realizimin e procesit të aplikimit për letërnjoftim elektronik. Më 12 janar të këtij viti, në Tiranë filloi aplikimi për marrjen e letërnjoftimit elektronik, ndërkohë që Elbasani shënon qytetin e dytë për pajisjen e shqiptarëve me kartat e identitetit, një proces që, veç të tjerash, mundëson përpilimin e saktë të listave për zgjedhjet e ardhshme si një garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

6 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›