E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-ja, drejt shkeljes së statutit për zgjedhjet në parti

Vetëm 7 degë të PD-së në rrethe kanë zgjedhur kryetarët e rinj. Selia blu diskuton mundësinë e shtyrjes së Kuvendit pas zgjedhjeve

Eljona Ballhysa
Megjithëse është parashikuar që zgjedhjet në Partinë Demokratike të përfundojnë brenda tremujorit të parë të këtij viti, duket se punët janë shumë mbrapa këtij parashikimi. Burime zyrtare bënë të ditur se vetëm shtatë degë të PD-së kanë mbledhur Kuvendin dhe kanë zgjedhur kryetarin e ri. Ndërsa pjesa tjetër e degëve ndodhet ende në proces zgjedhor në seksione e grupseksione. Por situata duket se është më keq në Tiranë. Sipas burimeve, në kryeqytet kanë mbaruar zgjedhjet vetëm në seksione, ndërkohë që ka nisur procesi për zgjedhjen e kryetarëve të grupseksioneve, proces që pritet të zgjasë shumë. Zgjedhjet në parti rrezikojnë mbajtjen e Kuvendit në fund të muajit prill duke shkelur në këtë mënyrë afatet e përcaktuara në statut.
Zgjedhjet
Në statutin e PD-së është parashikuar që Kuvendi i partisë mblidhet një herë në çdo katër vjet. Herën e fundit, Kuvendi i PD-së është mbledhur në fund të muajit prill në vitin 2005. Në bazë të statutit, Kuvendi duhet të mblidhet këtë vit në fund të muajit prill. Por burime nga PD-ja bëjnë të ditur se lidershipi i partisë po diskuton dy mënyra organizimi. Sipas tyre ekziston mundësia që Kuvendi të mblidhet shumë pranë mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, ndoshta në fund të muajit maj. Kjo mund të realizohet vetëm nëse degët arrijnë të përfundojnë në kohë zgjedhjet në parti. Burimet bëjnë të ditur se ekziston dhe mundësia e shtyrjes së Kuvendit pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Krerët më të lartë të selisë blu mendojnë të ndërpresin dhe procesin zgjedhor që ka përfshirë strukturat e partisë. Sipas burimeve mendohet se zgjedhjet për shkak të vonesave të deritanishme mund të sjellin çorientim në prag të fushatës zgjedhore për zgjedhjet në parlament. Konkurrenca e madhe, veçanërisht për postin e kryetarit të Degës së PD-së së Tiranës, e cila është dhe zona elektorale më e rëndësishme në vend,????????????? mendohet që në vend që kjo degë të bëhet gati për zgjedhjet parlamentare, krijon përçarje të anëtarësisë dhe dobëson angazhimin e bazës në organizimin e fushatës zgjedhore. Kjo mund të sjellë dhe mungesën e organizimit të duhur të PD-së për fushatën e ardhshme zgjedhore. Deri tani, ndryshe nga zhvillimet e partive opozitare, PD-ja ende nuk e ka ngritur shtabin elektoral dhe nuk ka gati asnjë të dhënë për fushatën elektorale. Kjo për shkak se strukturat po merren me zgjedhjet në parti.
Kryetarët
Deri tani janë vetëm shtatë degë të PD-së që kanë mbledhur Kuvendin dhe kanë zgjedhur kryetarin e ri. Sipas burimeve nga selia blu janë zgjedhur kryetarët e degëve të PD-së në rrethin e Përmetit ku kryetar është zgjedhur Arian Kasa; në Tepelenë Bujar Kapllani; në Kolonjë Viktor Duro; në Devoll Gëzim Demolli; në Korçë Gjergji Papa, në Shijak Dardan Domi; në Patos Miti Tapia.

Kryetarët e rinj të PD-së:

Arian Kasa, Përmet
Bujar Kapllani, Tepelenë
Viktor Duro, Kolonjë
Gëzim Demolli, Devoll
Gjergji Papa, Korçë
Dardan Domi, Shijak
Miti Tapia, Patos

Balla: “Qeveria i jep 5 milionë dollarë dhëndrit të Berishës”

Deputeti i Partisë Socialister, Taulant Balla, duke folur sërish dje në Kuvend për raportin e Bankës Botërore për bregdentin e Jugut të vendit, tha se qeveria i ka dhënë dhëndrit të Berishës një fond prej 5 milionë dollarësh që të menaxhohet prej tij. Sipas Ballës, ky është një rast flagrant korrupsioni familjar.
“Pra, dhëndrit të Sali Berishës, qeveria e Sali Berishës i ka dhënë pesë milionë dollarë që të shembë shtëpitë e banorëve të Jalës. Ky rast është korrupsion mafioz i pastër. Ajo që të vjen keq është që Ministri i linjës del dhe sulmon Bankën Botërore. Është aq qesharak, saqë përdor të njëjtat fjalë me vetë dhëndrin, se gjoja raporti i inspektimit të bankës nuk bazohet në fakte”, - është shprehur Balla.

6 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›