Kartat e identitetit, nis shpërndarja në çdo njësi
Tiranë - Qytetarë të të gjitha njësive bashkiake në Tiranë u janë drejtuar zyrave të shpërndarjes së kartave për të marrë dokumentin e ri. Vetëm në Njësinë Nr. 2 nuk ka nisur shpërndarja pasi mungon zyra, ndërkohë që vazhdojnë ende aplikimet. Dy ditë më parë u shpërndanë kartat vetëm në tri njësi, në atë me Nr. 3, 4 dhe 7 ndërkohë që dje ka vazhduar shpërndarja edhe në të gjitha njësitë e tjera në Tiranë. Megjithatë ka edhe nga ata qytetarë që ende nuk janë pajisur me kartat edhe pse kanë aplikuar në ditët e para. Interesimi për të tërhequr kartat e identitetit ka qenë shumë i madh menjëherë pas njoftimit të bërë ditën e djeshme nga Ministria e Brendshme për fillimin e shpërndarjes së kartave. Ndërkohë, edhe pse dokumenti i ri që zëvendëson certifikatën duhej të merrej 2 javë pas aplikimit, ka ende nga ata qytetarë që nuk e kanë marrë. Shpërndarja ka nisur në të gjitha njësitë, përveç asaj Nr.2, për shkak se mungon zyra. Paralelisht me shpërndarjen është duke vazhduar edhe aplikimi për marrjen e kartave nga personat që nuk e kanë bërë ende këtë gjë.
22 Shkurt 2009