E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kartat e identitetit, një dokument dinjitoz për qytetarët shqiptarë"

Ambasadori Bosch në Fier

TIRANE - Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch zhvilloi dje një vizitë në qytetin e Fierit, gjatë së cilës u shpreh se “qytetarët shqiptarë duhet të tregojnë një interes maksimal për pajisjen me karta identiteti, pasi ato janë një dokument dinjitoz”.
Pas takimit që zhvilloi në mjediset e prefekturës së Fierit me prefektin, ambasadori Bosch tha për mediat se “pajisja e qytetarëve me karta identiteti nuk është thjesht pjesë e një procesi elektoral për zgjedhje të pakontestueshme”.
“Kartat e identitetit janë dokumente që do t’u shërbejnë qytetarëve shqiptare në të gjitha institucionet, për sot dhe të ardhmen”, theksoi Bosch duke i konsideruar letërnjoftimet elektronike me të cilat po pajisen shtetasit shqiptarë të standardeve dhe cilësisë bashkëkohore.
Ambasadori i OSBE-së e vlerësoi qarkun e Fierit si një nga qarqet me ecurinë më të mirë për sa i përket procesit të pajisjes së qytetarëve me karta identiteti.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›