Kartat e identitetit, "peng" rrogat e buxhetorëve që s‘bëjnë aplikimin
Më 12 janar nis procesi për ndarjen e kartave të identitetit në Tiranë. Kryeministri Sali Berisha e cilësoi si objektivin më thelbësor për muajt e parë të vitit 2009-të aplikimin e shtetasve shqiptarë për marrjen e kartës së identitetit, të cilat do të shërbejnë si mjet identifikimi në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2009. Në mbledhjen e parë për këtë vit të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë mbi moshën 18 vjeç, që të aplikojnë për marrjen e letërnjoftimeve. "Kam një thirrje dhe apel ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë mbi moshën 18 vjeç, që të shkojnë dhe të aplikojnë për marrjen e letërnjoftimeve. Me datën 12 janar fillon në Tiranë procesi i pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime", tha ai.
Penalizimet
Kushti kryesor i BE-së për zgjedhjet e qershorit 2009 janë votimi me kartat e identitetit. Në rast se buxhetorët apo pensionistët nuk do të kenë kryer aplikimin për marrjen e mjetit të ri të identifikimit pranë 400 zyrave që do të hapen në të gjithë Shqipërinë do të kenë penalizime. Punonjësit e institucioneve publike do të kenë afat deri në fundin e muajit shkurt, ndërsa pensionistët deri në fundin e muajit mars për kryerjen e aplikimit, në të kundërt ata pas këtij afati nuk do të kenë mundësi të marrin rrogën apo pensionin. Pajisja me karta identiteti e shqiptarëve është e sanksionuar jo vetëm në Kodin e ri Zgjedhor, por është edhe një nga kërkesat më të forta të përfaqësive ndërkombëtare të akredituara në vendin tonë. Kryeministri Berisha theksoi se marrja e kartave të identitetit është ndër të tjera dhe një kontribut që vetë qytetarët mund të japin për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Më tej, Kryeministri Berisha u shpreh se "çmimet janë qartësisht të ulëta për letërnjoftimin, ndërsa për pasaportën janë pak më ndryshe".
Aplikimi
Çdo person nga mosha 16 vjeç e sipër do të ketë mundësinë të pajiset me kartën e identitetit, e cila do të rinovohet çdo 10 vjet dhe do të zëvendësojë certifikatën. Për kartat e identitetit, pritet të hapen në të gjithë Shqipërinë mbi 400 qendra aplikimi nga firma fituese në të cilën qytetarët shqiptarë do të shkojnë të aplikojnë. Të dhënat e qytetarëve shqiptarë do të merren direkt online nga regjistri i gjendjes civile. Në zyrën e aplikimit do të printohet një modular, i cili pasi të jetë lexuar dhe verifikuar nga qytetari për të parë nëse të dhënat e tij janë të sakta do të firmoset më pas dhe bashkë me dorëzimin e këtij formulari qytetari do të lërë edhe shenjat e gishtërinjve. Si përfundim, në zyrat e aplikimit, çdo shtetas duhet të bëjë një fotografi dixhitale dhe pas 8 ditëve, ai do të paraqitet përsëri në zyrën ku ka aplikuar ku do të tërheqë kartën e tij të identitetit kundrejt vlerës monetare 1200 lekë.