E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri takon ambasadoren Çeke: A ta bëjmë aplikimin në BE?

Kryeministri Berisha shprehet i vendosur se do të paraqesë kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2009. Por gjithsesi, ai është konsultuar me diplomaten e vendit që sapo mori presidencën e radhës së BE-së. Kryeministri Berisha priti dje në takim ambasadoren e Republikës së Çekisë në Tiranë, Marketa Fialkova, me rastin e marrjes së Presidencës së radhës të BE-së nga Republika Çeke për periudhën 1 janar - 30 qershor. Sipas njoftimit zyrtar të Kryeministrisë, Ambasadorja çeke është shprehur se "Presidenca Çeke e BE-së do t‘i kushtojë një vëmendje të veçantë dhe do të mbështesë hapat e mëtejshëm për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e konsideruar zgjerimin e mëtejshëm të BE-së në përputhje me axhendën e Selanikut si një ndër prioritetet kryesore të Presidencës". Sipas ambasadores, Fialkova "Presidenca Çeke përkrah zgjerimin e mëtejshëm të BE-së dhe do të mbështesë Shqipërinë në hapat e saj të mëtejshëm në procesin e integrimit evropian".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›