Kartat e identitetit, shpallen kuotat e rimbursimit dhe afatet e aplikimit
Kategoritë dhe shuma e rimbursimit, të parashikuara nga qeveria. Shtyhet me një muaj afati i aplikimit për shtetasit me pasaportë
Habjon Hasani
Tiranë - Qeveria shqiptare ka miratuar dje paketën e kritereve për rimbursimin e shtresave në nevojë gjatë procesit për sigurimin e kartave të identitetit. Sipas këtij vendimi, shtetasve që nuk disponojnë pasaportë udhëtimi për jashtë shtetit do t’u kompensohet pagesa për pajisjen me letërnjoftim në shumën e 900 lekëve. E njëjta shumë prej 900 lekësh do t’u rimbursohet të gjithë pensionistëve që kanë pensione minimale në qytet dhe të gjithë pensionistëve në fshat, të cilët kanë aplikuar deri tani apo do të aplikojnë deri më 1 maj 2009, si dhe të gjithë personave që vuajnë dënimin në kushtet e paraburgimit ose të burgimit. “Në masën 1 mijë lekë do të rimbursohen të gjithë studentët, të gjithë ata që përfitojnë ndihmë ekonomike për shkak të papunësisë; të gjithë ata që deri më 28 qershor 2009 mbushin 18 vjeç dhe votojnë për herë të parë, me kusht që të kenë aplikuar deri tani apo që do të aplikojnë deri më 1 maj 2009. Për të gjithë personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, si dhe për personat e verbër, masa e kompensimit është në vlerën e plotë të letërnjoftimit”, - shkruhet në vendimin e qeverisë.
Aplikimi
Procedura e aplikimit për shtetasit e tjerë, të cilët disponojnë pasaportë, fillon më datë 1 maj 2009. Bëjnë përjashtim nga ky rregull shtetasit që kanë aplikuar përpara datës 31 janar 2009, për të cilët pajisja do të vazhdojë rregullisht. “Nga data 1 prill 2009 deri më 1 maj 2009, shtetasit që disponojnë pasaportë nuk do të lejohen të aplikojnë për pajisjen me letërnjoftim. Në njësitë e qeverisjes vendore, ku ende nuk ka filluar procesi i aplikimit për pajisjen me letërnjoftim, procedura e aplikimit për shtetasit që disponojnë pasaportë do të fillojë më 1 qershor 2009. Nëse nga grupet e monitorimit vërehen, gjatë aplikimit, shkelje të afateve e të procedurave, të parashikuara në këtë vendim nga punonjësit përkatës të zyrës së gjendjes civile, për shtetasit që disponojnë pasaportë, kostoja e aplikimit do t’i ngarkohet punonjësit përgjegjës”, - përcakton vendimi i qeverisë.
Pasaportat
Përveç sanksioneve financiare të parashikuara në ligj, vonesat në aplikimin për kartë identiteti bllokon automatikisht dhe mundësinë për pajisjen me pasaportë biometrike. Është pikërisht ligji i posaçëm i miratuar në Kuvend, i cili përcakton qartazi se personat që nuk kanë marrë kartën e identitetit nuk mund të aplikojnë për pasaportën biometrike. Ky rregull ka krijuar në ditën e parë të punës kaos nëpër qendrat ku duhet të bëhej aplikimi. Burime pranë njësive bashkiake shpjeguan dje se shumë qytetarë kishin prerë kuponin për të aplikuar për pasaportë biometrike, por janë kthyer mbrapsht pas disa orësh pritjeje në radhë. Problemi më i madh duket se do të jetë pikërisht aplikimi për pasaportë biometrike. Procesi i aplikimit për pasaportë biometrike është i njëjtë me procesin e aplikimit për letërnjoftimin elektronik, thjesht qytetarët duhet të blejnë pranë zyrave postare kuponin për pasaportën biometrike. Qytetarët fillimisht duhet të presin kuponin në postë përkundrejt tarifës së 6 mijë lekëve. Më pas do të drejtohen në njësinë bashkiake ku janë të regjistruar, për të kryer procedurën e mëtejshme. Ata që nuk kanë marrë karta identiteti nuk mund të aplikojnë. Fillimisht duhet të aplikojnë për kartat e identitetit. Po kështu nuk mund të aplikojnë të gjithë ata qytetarë që iu është dashur ta kthejnë kartën e identitetit për shkak se kanë konstatuar parregullsi në të dhënat që janë shkruar.
Rimbursimi, kostoja totale, 5 milionë dollarë
Qeveria mori përsipër kompensimin e vlerës së letërnjoftimeve të reja përmes një fondi prej 500 milionë lekësh kundrejt katër kategorive sociale: administratës, studentëve, pensionistëve dhe shtresave në nevojë. Kryeministri Sali Berisha njoftoi një javë më parë kategoritë përfituese dhe vlerën përkatëse për secilën prej tyre. Për pensionistët, të cilët marrin pension 8 mijë lekë, për studentët dhe shtresat në nevojë, vlera e kartave do të jetë 500 lekë. Edhe punonjësit e administratës do ta marrin kartën e identitetit me vlerën 1 mijë lekë, ndërsa pjesa tjetër do të paguajë 1200 lekë për t'u pajisur me dokumentin e ri, shpërndarja e të cilit duhet të përfundojë brenda datës 15 shkurt. Pagesa e kompensimit është rimbursim i pagesës së bërë dhe të dokumentuar për marrjen e letërnjoftimit dhe kryhet për aplikimet e bëra deri më 30 maj 2009. Pas kësaj date nuk kompensohet asnjë pagesë. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, në shumën 500 milionë lekë, të përballohen nga fondi rezervë i vitit 2009. Pikërisht në kuadër të pajisjes së qytetarëve me kartat e identitetit, Këshilli i Ministrave miratoi një javë më parë vendimin për diferencim tarifash për shtresa të caktuara të shoqërisë shqiptare. Sipas këtij vendimi, do të ketë kompensim në pagesën për kartat e identitetit për punonjësit e administratës, pensionistët, studentët dhe familjet me asistencë.
2 Prill 2009