Kartat e identitetit, vonojnë listat paraprake të zgjedhjeve
Minibashkitë nuk i kanë zgjidhur problemet me dublimet e emrave. Ende asnjë afat përfundimtar për shpërndarjen e dokumentit të identitetit
Emanuela Sako
Minibashkitë nuk janë gati për të shpallur listat paraprake të zgjedhësve. Gjithçka pengohet nga vonesat që janë bërë në shpërndarjen e dokumentit të identitetit. Krijimi i kësaj situate vë në pikëpyetje zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen në fund të qershorit. Kryetari i Njësisë Vendore Nr. 7, Pandi Sara, sqaroi se kjo është shkelje e Kodit Zgjedhor. Sipas tij, listat paraprake të zgjedhësve nuk janë gati dhe në bazë të kodit zgjedhor këto lista duhet të ishin gati 15 ditë pas dekretimit të datës së zgjedhjeve nga presidenti. Por, tashmë kanë kaluar më shumë se dy javë dhe në minibashki nuk ka asnjë listë. “Kodi e ka përcaktuar afatin se kur do të fillojnë procedurat për të shpallur listat paraprake. Deri tani nuk ka asnjë lloj lëvizje në këtë drejtim. S’mund të printojmë lista votuesish, kur ka ende njerëz të dubluar si brenda territorit të njësisë bashkiake, ashtu dhe në rang republike. Shkelje është sepse pika 1, germa ‘a’ është e saktësuar plotësisht që 15 ditë pas dekretimit të datës së zgjedhjeve duhet të ishin përgatitur listat paraprake”, - u shpreh kryetari Sara.
Problemet
Zhvillimi i ngadaltë i procesit dhe vonesat në shpërndarjen e kartave të para do të krijojë kaos edhe në procesin zgjedhor. Qeveria premtoi se qytetarët do të jenë të pajisur me karta identiteti për zgjedhjet e ardhshme. Ndërsa vonesat në këtë proces duket se do të rrezikojnë zgjedhjet e ardhshme.
Kryetari i njësisë vendore shprehet se në këto vonesa ka dhe një tjetër problem, që duhet zgjidhur menjëherë. Sipas tij, në listat e zgjedhësve, për personat që zotërojnë një pasaportë dhe nuk kanë ende kartë identiteti, duhet të vihet edhe numri i pasaportës, pasi kjo mënyrë shmang falsifikimet. Por, jo të gjithë qytetarët janë të pajisur me pasaportë, pasi disave prej tyre mund t’u ketë mbaruar afati. Lidhur me këtë kategori, punonjësit në njësitë bashkiake nuk kanë mundësinë e regjistrimit nëpërmjet numrit të pasaportës.
Procesi
Procesi i kartave të identitetit nisi më 12 janar vetëm në Tiranë, ndërsa nuk dihet se kur do të fillojnë aplikimet në rrethet e tjera. Tashmë po bëhen 3 javë që nga fillimi i këtij procesi dhe ende nuk ka një përgjigje zyrtare se kur do të shpërndahen kartat. Ndërsa qytetarët drejtohen çdo ditë pranë njësive për të pyetur për tërheqjen e dokumentit, siç u ishte premtuar në ditët e para të nisjes së procesit. Problemet me dublimet e emrave janë një çështje tjetër, që pengon aplikimet në të gjitha njësitë bashkiake.
31 Janar 2009