Spahia: “Dosja e 14 shtatorit është komedi e Prokurorisë”
Në Gjykatën e Tiranës u paraqit dje si i pandehur zëvendësministri i Kulturës.
Laureta Rryçi
Tiranë - Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, rikthehet si i pandehur në procesin e kryengritjes së armatosur të 14 shtatorit. Gjykata e Tiranës ka rinisur dje procesin me paraqitjen e disa prej të akuzuarve, si Ekrem Spahia, Antoneta Malja, Alfons Zeneli dhe Shemsi Premçi. Spahia rikthehet si i pandehur në proces pas një ndërprerjeje prej katër vjetësh për shkak të statusit të tij si deputet në vitet 2001-2005. Megjithatë, edhe seanca e djeshme në gjykatë është shtyrë për shkak të mungesës së prokurorit të çështjes. Pas shtyrjes së seancës, Spahia deklaroi për gazetën “Albania” se këtë proces e cilësonte as më pak dhe as më shumë veçse një komedi të institucionit të prokurorisë. Më tej, ai shpjegoi se dje ishte paraqitur në sallën e gjyqit për shkak se ishte seanca e parë dhe duhej të ishte i pranishëm.
Procesi
Në seancën e djeshme mungonin disa nga të pandehurit e kësaj dosjeje. Ilir Zhilla, Edmond Ymeri, Dritan Gjeci e Elvis Kamberi do të gjykohen në mungesë në këtë proces penal, duke u mbrojtur nga avokatë të paguar nga shteti. Zëvendësministri Spahia gjatë seancës së djeshme vetëm sa dha gjeneralitetet e tij dhe adresën e saktë për të marrë njoftimet e gjykatës. Për shkak të mungesës së prokurorit, seanca u vendos të zhvillohej mw 13 shkurt.
Dosja
Më 14 shtator 1998, pasi pranë selisë së Partisë Demokratike u vra publikisht ish-lideri i dhjetorit ’90, Azem Hajdari, kryeqyteti u përfshi nga një situatë kaotike. Kulmin e arriti me pushtimin e Radiotelevizionit Shtetëror, që atëherë drejtohej nga drejtorja aktuale e ATA-s, Antoneta Malja. Nën përkrahjen e saj, Alfons Zenelit, që ishte gazetar, si dhe personave të tjerë, RTVSH u dynd me njerëz të irrituar dhe të armatosur. Ata pushtuan dhomën e lajmeve të TVSH-sw dhe hynë në transmetim të drejtpërdrejtë. Ishte Ekrem Spahia, që aktualisht është numri dy i Kulturës në qeverinë “Berisha”, i cili doli direkt në TVSH mesditën e 14 shtatorit 1998 dhe lajmëroi shikuesit se, “tashmë e kemi marrë ne në dorë”, duke siguruar menjëherë më pas se do të bëhen përpjekje për të normalizuar situatën. Qeveria socialiste e atëhershme qëndroi pasive në të gjithë këtë situatë duke mos ndërhyrë.
Gjatë atyre ditëve të nxehta u shkatërruan shumë biznese pasi turmat e irrituara plaçkitën dhe i vunë zjarrin shumë prej lokaleve dhe objekteve të tjera. Në atë kohë, qeveria drejtohej nga kryetari i kohës i PS-sw, Fatos Nano, i cili dha dorëheqjen duke ia lënë këtë detyrë Pandeli Majkos.
Reagimi para procesit gjyqësor
Partia Lëvizja e Legalitetit doli dje në mbrojtje të zëvendësministrit të Kulturës, Ekrem Spahia, njëkohësisht kryetar i kësaj partie, duke sulmuar gjykatën pak orë para seancës së mesditës së djeshme mbi kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit 1998. Sekretari Politik i PLL-se, Sulejman Gjana, dha një konferencë për shtyp në lidhje me rihapjen e procesit gjyqësor ndaj z. Ekrem Spahia, duke treguar se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka thirrur dje kryetarin Spahiu, njëherazi zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për ta pyetur si të pandehur në çështjen penale me akuzë "Kryengritje e armatosur" të 14 shtatorit 1998. “Kjo thirrje është bërë në bazë të një kërkese të prokurorit Ylli Bedalli për rifillimin e ndjekjes penale ndaj z. Ekrem Spahiu”, - tha dje Gjana. Për PLL-nw, Spahia dhe të akuzuarit e tjerë bënë përpjekje për qetësimin e turmës së irrituar dhe mbrojtjen e institucioneve të shtetit në ngjarjet e 14 shtatorit 1998 që ndodhën pas vrasjes së deputetit Azem Hajdari. “Pikërisht për ato ngjarje, z. Ekrem Spahia është hetuar një herë dhe për një kohë të gjatë, përfshi edhe 19 muaj heqje lirie”, - ka evidentuar z. Gjana. PLL-ja e konsideron veprimin e prokurorit Bedalli për rihapjen e këtij procesi si “një akt me motive të qarta politike dhe me synime të errëta për të goditur mazhorancën qeverisëse dhe Partinë Lëvizja e Legalitetit, duke çorientuar opinionin dhe asfiksuar organet e drejtësisë me procese gjyqësore që kanë për bazë akuza të fabrikuara”.
31 Janar 2009