Kartat, në Rreshen s'aplikohet vendimi i qeverisë
Punonjësit e zyrave postare të rrëshenit bëjnë të ditur se udhëzimi i ministrisë së Financave ka mbërritur por shkak i mos zbatimit është mungesa e listave të personave pa pasaportë.
RRESHEN- Vendimi i qeverisë për pagimin e kuponave për aplikimin për kartë identiteti në vlerën 200 lekë nuk zbatohet ende në qytetin e Rrëshenit. Banorët e qytetit kanë tërhequr kuponat në filialet e postës në vlerën e 1200 lekëve.
Punonjësit e zyrave postare në këtë qytet bëjnë të ditur se udhëzimi i ministrisë së Financave ka mbërritur por shkak i mos zbatimit është mungesa e listave të personave pa pasaportë. Vështirësi për aplikimin me kartë identiteti kanë banorët e zonave të thella të komunave Kacinar e Kurbnesh, të cilët i duhet të udhëtojnë kilometra të tërë për në qendrën më të afërt të aplikimit të letërnjoftimeve.
(s.g/BalkanWeb)