E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Wilson", befasia e arsimit shqiptar

Kur je i lodhur nga streset
e ditës apo i mërzitur
nga rutina e punëve familjare,
përpiqesh të
gjesh pak shlodhje duke u endur
kodrave të gjelbëruara të Parkut
të Madh të Tiranës, për t‘iu
shmangur, qoftë edhe për disa
orë, pluhurit dhe zhurmës së
Metropolit. Dëshira për të takuar
mikun tim nga Gjirokastra,
Dilaver Koçiu, si dhe kureshtja
për të parë nga afër mjediset e
Institutit "Wilson" më dhanë
shtysën në një nga ditët e fund
prillit, të merrja rrugën me këmbë
drejt shkollës, të kthyer tanimë
në simbol të arsimit privat
shqiptar. Për të mbërritur aty,
nëpërmjet shëtitores "Dëshmorët
e Kombit", fillimisht duhet të
kalosh Universitetin Politeknik,
të përshkosh hyrjen qendrore të
Parkut Kombëtar përbri derës së
Gardës, për të ndjekur, më pas,
rrugën kryesore buzë Liqenit
Artificial. Përgjatë rrugës së re,
të papërfunduar ende, ndeshemi
me pasionantë të vrapit,
mes tyre edhe nxënës shkollash,
që ushtrojnë sportin e tyre të
preferuar. Teksa kapërcejmë
Portën e Luanit dhe zbresim për
nga Liqeni Artificial mbetemi të
mahnitur nga varieteti i peisazhit.
Herë -herë, rruga, 1,5 kilometra
e gjatë , ndjek bregun e liqenit,
diku futet në errësirën e pyllit,
gjetkë gjarpëron rrëzë një kodrine
për t‘iu afruar fundit të Parkut
të Madh në pjesën Juglindore të
tij. Pastaj, befasisht, para nesh
shfaqet :
Instituti Arsimor "Wilson"
E kujt ia priste mendja që kjo
sipërfaqe pylli, dikur me shkurre
e bimësi të rastit, një ditë do të
ushtonte nga zërat e fëmijëve!.
Para nesh përvijohen godinat
shkollore, të ndërtuara nga duar
mjeshtrish të vërtetë, që na ngjajnë
si kështjella të vogla me një
arkitekturë të përsosur; shfaqen
fushat sportive, pishinat, amfiteatri..
Ëndrra kërkon themele
dhe kjo po bëhet realitet. Në
funksion të edukimit fizik janë
mjediset e kampusit si fushat
e basketbollit, të volejbollit,
tenisit , minifutbollit, pishinat,
kinotetari me 380 vënde. Mbetet
unikal ky kombinim, ku bukuria e
natyrës gërshetohet me edukimin
shkollor.
Sa shumë nxënës! Disa futen
në klasa, të tjerë dalin prej andej
për të drekuar në katin e parë të
godinës, një pjesë largohen me
autobusët e shkollës.. Janë vetë
nxënësit që na flasin për kushtet
ideale që kanë gjetur këtu, për
konviktin me 50 dhoma, për
menxën me kapacitet 300 vende,
ku fëmijët shijojnë një ushqim
të pasur e të freskët. E ndërsa
shohim të gjitha këto, mendja
natyrshëm na shkon tek ideuesi
dhe realizuesi i këtij investimi gjigand
prej disa miliona dollarësh,
tek administratori i Institutit
"Wilson":
Lulzim Masha : "Edukimi,
ëndrra ime"
"Edukimi ka qenë ëndrra që
më është privuar dhe që mbeti
për shumë kohë e tillë, pasi edhe
familja ime ka qenë një familje
arsimdashëse", na thotë Lulzimi,
administratori i këtij investimi
marramendës, me finesën karakteristike
të një biznesmeni të
suksesshëm. Nga fëmijëria e tij
vinë me shkulme të mëdhenjmalli
ditët e kujtimeve të largëta..,
dëshira për t‘u arsimuar, që mbeti
e tillë për vite të tëra..Pyetjes sonë
në lidhje me shtysën që e motivoi
t‘i hynte kësaj ndërmarrjeje
të vështirë, ai i përgjigjet : "Ah,
dashuria për shkollën dhe dijen
Administratori Lulzim Masha : "Ëndrra kërkon themele dhe kjo po bëhet realitet"
"Wilson", befasia e arsimit shqiptar
ka lindur natyrshëm tek unë, çka
përbën edhe motivin që edhe biznesi
im të lidhej me arsimin". Në
fjalët e tij mund të dallosh lehtë
prirjen për të qenë lakonik në bisedë".
Ai ndihet krenar për faktin
se qindra nxënës frekuentojnë
çdo vit Institutin, numër ky që
rritet nga viti në vit. Treguesit në
shumë komponentë flasin vetë,
por jam i ndërgjegjshëm dhe besoj
se në të ardhmen, Instituti do
të plotësojë të gjitha standartet e
vendeve të përparuara të botës
dhe për "Wilsonin" do të flasë :
Historia
"Wilson" është linçesuar nga
Ministria Arsimit dhe Shkencës
si një Institut Arsimor jo publik.
Që në krijimin e tij, ai mori emrin
"Wilson" për nder të Presidentit
të 28-te të Sh.B.A-së, Z. Woodrow
Wilson, i cili është i njohur
dhe për kontributin e dhënë
në favor të çështjes shqiptare
duke mbrojtur të drejtën e tij të
ligjshme për vetëvendosje. Në
vitin 2001, Instituti hapi dyert
për rreth 90 nxënës me një staf
të përbërë nga 12 mësues dhe
8 punonjës shërbimi. Në vitin
2009 ky institucion është qendër
edukative moderne, që u ofron
shërbim arsimor cilësor, efektiv
dhe efiçent fëmijëve parashkollorë,
nxënësve të ciklit 9-vjeçar
dhe studentëve adoleshentë të
grupmoshës 15-19 vjeç. Janë
174 nxënës të ciklit të mesëm,
që zhvillojnë mësim në 20 klasa,
ndërsa cikli 9 vjeçar ka 326
nxënës, shtoji këtyre edhe mbi
60 fëmijë të parashkollorit. Nga
20 mësues në fillimet e veta, tani
numri i tyre ka arritur në 76, prej
të cilëve, 34 janë me Master. Ky
staf ushqen me dije e përkujdesje
mbi 560 nxënës. Arsimi 9-vjeçar
sigurohet në godinën 4-katëshe,
vendosur mes bibliotekës, amfiteatrit
dhe mjediseve për edukim
fizik. Arsimi i mesëm u ofrohet
studentëve në mjedise komode
të pjesës kryesore të institutit.
Kërkesat për të studjuar në këtë
institut janë zgjeruar edhe përtej
kufijve kombëtarë dhe tani "makina"
nuk ndalet më.. Por ç‘thonë
wilsonasit; sa të kënaqur ndihen
me kushtet që ofron shkolla?
Rudi Thomai-maturant, zv.
President i Senatit të Institutit :
Jam këtu qysh në klasë të
pestë. Me të vërtetë jam ndjerë
mirë gjatë këtyre viteve. Unë jam
në gjendje të mirë ekonomike
dhe në këtë shkollë ka jo pak të
tillë, por kam konstatuar se të
gjithë nxënësit këtu trajtohen si
të barabartë. Senati organizon
hera herës anketa për cilësinë
e mësimëdhënies dhe nivelin e
mësuesve
Alba Aliaj-nxënëse e vitit të
dytë :
Kam ardhur në këtë shkollë
kur isha akoma fëmijë, pra 11
vjeç. Ajo që më ka pëlqyer që në
fillim ishte zbatimi i një disipline
jo të ngurtë. Po mbaroj vitin e
dytë dhe gjatë vitit të tretë do
të zgjedh profilin shoqëror. Ky
është edhe pasioni im dhe në
jetë duhet të ndjekësh pasionin.
Unë shkruaj edhe poezi. Nëse më
lejoni, po citoj disa vargje :
Fatkeqësisht kemi lindur
Si dritë shkurtër do jetojmë
Si dramaturgë të fatit tonë
Do vdesim..
Marsela Mehmeti-nxënëse e
vitit të tretë, shkencat natyrore :
Jam vajzë e një biznesmeni dhe
prirja ime është drejt ekonomisë
së tregut. Më pëlqejnë matematika,
kimia, biologjia. Pas përfundimit
të shkollës së mesme do të
studjoj për ekonomi jashtë dhe do
të rikthehem në vendin tim për
t‘u përshtatur në tregun e punës.
Fatmir Gjinaj-student për
Menaxhim-Biznes në "University
of London"
Po të kërkosh gjen te vetja më
shumë vlera dhe "Wilson"i më
ndihmoi t‘i gjeja ato. Në këtë Institut
unë krijova një personalitet
të ri, që më bëri të preferoja një
nga universitetet më të njohura
në Angli. Kujtimet nga kjo shkollë
nuk do t‘i harroj kurrë.
Natasha Lati, mësuese e letërsisë
në shkollën e mesme :
Instituti "Wilson" mund të
konkurojë vetëm me shkollat
jashtë vendit, pasi me shkollat
brenda ka diferenca. Një shkollë e
mban rregulli e disiplina dhe këto
elementë këtu janë gjithmonë të
pranishëm. Dua të theksoj një
fakt : Ne jemi vazhdimisht në
kontakt me Qendrën e Vlerësimit
të Testeve (AVA), për t‘u servirur
nxënësve teste me standart, me
qëllim që ata, kur të shkojnë në
maturë të mos befasohen.
Tonja Konomi, përgjegjëse
e departamentit të fizikë-kimibiologji
në 9-vjeçare:
Jam krenare që jap mësim
në Institutin "Wilson". Punojmë
në kushte bashkëkohore, me
klasa që kanë një numër optimal
nxënësish (15-20 vetë). Veç teksteve,
mësuesit përdorin burime
alternative të mësimdhënies
dhe marrin pjesë në kualifikime
brenda shkollës si dhe jashtë saj
me specialistë të njohur.
Kush është Woodrow Wilson
Ka qenë Presidenti i 28-të
i SHBA-së në vitet 1913-1921.
Më 1920 u nderuar me çmimin
"Nobel" për Paqen. Është nga
themeluesit e Lidhjes së Kombeve.
Është i njohur dhe për
kontributin e dhënë në favor të
çështjes shqiptare duke mbrojtur
të drejtën e tij të ligjshme për
vetëvendosje, kur Fuqitë e Mëdha
donin ta coptonin Shqipërinë
Pjesë nga Himni i Institutit
Arsimor "Wilson"
I bukur, hyjnor
Wilson, je ti forca jonë
Në rrugën e diturisë me ty
marshojmë
Wilson, Wilson je diell i jetës
son‘
Je simbol, në zemrat tona
Ti do mbetesh gjithmonë
Të dhëna për Institutin "Wilson"
* Instituti Arsimor "Wilson" u
krijua në Maj 2001, me iniciativën
direkte të Administratorit të Institutit,
Z. Lulzim Masha
* Për të arritur me këmbë në
Institutin arsimor "Wilson", fillimisht
duhet të ecësh drejt hyrjes
kryesore të Parkut Kombëtar,
përbri Gardës Kombëtare, nga
shëtitorja Dëshmorët e Kombit.
Pastaj ndiqni rrugën kryesore, për
rreth 1 km, buzë Liqenit Artificial
* Për të mbërritur në Institut
me automjet, mjafton të përshkosh
brenda disa minutave,
rrugën nga Varrezat e Dëshmorëve
në drejtim të Saukut të Vjetër, për
t‘iu afruar fundit të Parkut të
Madh në pjesën Juglindore të tij

"Ju tregoj ditët e bukura tek "Willsoni"

Flet maturantja, këngëtarja e mirënjohur Greta Koçi

Greta Koçi, këngëtarja e re
brilante shqiptare, disa
vjet më parë as që e mendonte
se do të studjonte në një
shkollë, të cilën s‘mund ta kishte
imagjinuar. Për këtë Greta i është
mirënjohës prindërve të saj, pasi
sikundër shprehet ajo : "Jam
krenare që studimet e mesme po
i përfundoj tek Instituti "Wilson",
një nga shkollat më model që ka
Shqipëria".

Ju kujtohet momenti i parë
kur nisët studimet këtu, çfarë ju
bëri përshtypje?
Në fillim u magjepsa nga
pamja, gjelbërimi, pishinat.. Nuk
po kuptoja ku ndodhesha, ishte
përtej imagjinatës sime.. Pastaj
erdhën studimet, koncertet dhe
veprimtaritë artistike në institut
dhe jashtë tij. Tani, kur po mbyllet
cikli i mesëm, mund të them se
ishte fat për mua që kreva studimet
në këtë shkollë.
"Wilson" po përgatitet për
festimet e "Java amerikane". Cili
do të jetë pozicioni i artistes,
Greta Koçi, në këtë eveniment?
Më 7 Maj, në një nga ditët e
këtyre festimeve do të këndoj
një këngë, ku dhe do të më shoqërojë
një grup bashkënxënësish
të mi. Kënga titullohet "Shkolla
Wilson", me autorë Gramoz Kozelin
dhe Ardian Trebickën dhe
që është kthyer në një "HIT" për
wilsonasit.
Ku do t‘i kryejë Greta studimet
e larta, brenda apo jashtë
vendit?
Mes studimeve jashtë atdheut
dhe karrierës artistike brenda
vendit, unë po zgjedh të dytën,
pasi kënga për mua është jo vetëm
pasion, por edhe profesion. Besoj
se e ardhmja ime është dhe do të
mbetet këtu në Shqipëri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›