E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli per Ramën: Të marrë shembull nga Velipoja

Në fjalën e saj sot para velipojasve,Topalli inkurajoi punën e pushtetit lokal për ndryshimet që i kanë bërë zonës, duke vënë paralele mes tyre dhe punën e Kryetarit të Bashkisë, Edi Rama në Tiranë 

TIRANE-Turi “Shqipëria po ndryshon” i Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli u ndal sot në Velipojë, në një takim masiv me banorët e kësaj Komune. Në fjalën e saj me velipojasit, Topalli inkurajoi punën e pushtetit local për ndryshimet që I kanë bërë zonës, duke vënë paralele mes tyre dhe punën e Kryetarit të Bashkisë, Edi Rama në Tiranë.

Topalli vlerësoinë takim me banorët se “Velipoja është një prej zonave më të njohura turistike në vend, këto katër vjet ka njohur ndryshimet të jashtëzakonshme në infrastrukturë, rrugë, ujësjellësa, kanalizime në sistemin arsimor e shëndetësi”.
Duke vlerësuar se mbi 12 milion euro nga buxheti I shtetit janë investuar në rikonstruksion rrugësh, para të tjera për ndërtimin e shkollave, si dhe shumë investime të tjera në sektorët publikë, Topalli sulmoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës që ka lënë shkolla dhe sheshe pa ndërtuar në Tiranë. “Unë, zoti kryetar i komunës, ndihem shumë mirë që jam përballë kësaj shkolle të re. Në fakt kjo është vetëm njëra prej disa shkollave të tjera në komunën tuaj. Të marrë shembull Edi Rama prej jush që nuk ndërton shkolla në Tiranë, të marrë shembull që ju keni bërë sheshin e komunës dhe ai nuk e bën në Tiranë. Vetëm gjatë kësaj peridhe, jo dhjetë, as 30, as 100, as 200, por vetëm 1 013 shkolla të reja të ndërtuar dhe të rindërtuara ka bërë Sali Berisha në 4 vite për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Pasi përuroi shkollën e re një investim prej 320 milion lekë Kryetarja e Kuvendit tha se investimet e kryera në Shqipëri këto katër vjet, janë shifra të paimagjinueshme, ku vetëm shtesa në pensione dhe në rroga arrijnë në 13 miliardë lekë. “Nuk e di ku i conin paratë qeveritë e mëparshme” theksoi ajo duke shtuar se “tani kjo është Velipoja që po ndryshon. Kjo është ajo që kishim premtuar. Kjo është fjala që ne mbajmë”.
Kryetarja e Kuvendit duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e reformave për një Shqipëri që po ndryshon tha se në 28 Qershor do të jetë një ditë e madhe sepse shqiptarët do të vazhdojnë në rrugën e integrimit europian.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›