E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, kundër individëve dhe korporatave të pasura

Presidenti amerikan, Obama,
ka ndërmarrë dje një sulm
të paprecedent ndaj kompanive
dhe individëve amerikanë
që përdorin "parajsat fi skale" për të
çuar paratë e tyre në një tentativë
për të futur në xhepin e shtetit
gjatë 10 viteve të ardhshme 210
miliardë dollarë. Për disa analistë
dhe sigurisht për republikanët, ky
"sulm" është një tjetër shembull
i politikave antikapitaliste që po
ndërmerr Presidenti i tij që nga
20 janari kur erdhi në pushtet dhe
ky hap konsiderohet si ndryshimi
më i madh i ligjeve të taksave të
korporatave amerikane që nga
viti 1986. Plani i Obamës pritet që
të hasë në një opozicion të madh
nga lobi amerikan i biznesit me
në krye gjigantë korporativë të
tillë si "Pfizer" dhe "Oracle" që
kanë kundërshtuar vazhdimisht
premtimet e Obamës gjatë fushatës
elektorale për ndërmarrjen e
këtyre masave. Pavarësisht këtij
lajmi, dje tregjet amerikane kanë
shënuar një ditë pozitive. Personi
që njoftoi ligjin e ri ishte sekretari
i Thesarit, Tim Geithner. Sipas
tij, qëllimi i dhënies fund të një
situate të tillë të mospagimit të
taksave që kanë qenë përfitim
vetëm i disa kompanive dhe
korporatave gjigante amerikane
dhe individëve të pasur, është në
të mirë të shtetit. Sipas Geithner,
këto masa janë në përputhje me
vendimet e marra në takimin e
G20 në Londër. "Ne besojmë në
njëlloj barazie në pagimin e taksave.
Fatkeqësisht, sot kemi një
kod taksor që i jep një avantazh
shumë më të madh bizneseve
që investojnë dhe krijojnë vende
pune jashtë vendit, krahasuar i
me ato që investojnë dhe hapin
vende pune brenda Shteteve të
Bashkuara të Amerikës", u shpreh
shefi i Thesarit. Një nga pikat më
të "dhimbshme" të ligjit mund të
jetë shfuqizimi i së ashtuquajturës
"verifi ko kutinë". Ky rregull u krijua
për t‘i dhënë mundësi kompanive
që të klasifi konin shtesat e tyre për
qëllime taksash, por Obama thotë
se i shërben shmangies së taksave.
Ndryshimi i këtij ligji në lidhje me
taksat pritet që të fusë në xhepin
e qeverisë amerikane në harkun
kohor të 10 viteve të ardhshme
210 miliardë dollarë. Kundërshtia
më e madhe sigurisht që do t‘i vijë
Obamës nga ana e republikanëve.
Për momentin, ata i kanë kërkuar
Presidentit më shumë kohë për të
studiuar detajet e ligjit të ri. Pro-
pozimi i Obamës për të anuluar tri
strategji "offshore" që kanë lidhje
me taksat do të prekë në mënyrë
të drejtpërdrejtë kompani të
tilla si "Citigroup", "General Electric"
apo "Procter and Gamble".
"Shtetet e Bashkuara kanë një
sistem shumë të keq taksash
që është plot me rregullore që
u mundësojnë ligjërisht kompanive
të mëdha shmangien e
detyrimeve ndaj shtetit", ka thënë
Obama. Sipas tij, të gjitha këto
ligje janë të pajustifi kueshme dhe
të patolerueshme. Paketa e ndryshimeve
të taksës së korporatave
dhe individuale do të jetë pjesë e
një plani të detajuar, që pritet të
fusë në xhepin e shtetit gjatë 10
viteve të ardhshme 210 miliardë
dollarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›