E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: Shqiptarët do të lëvizin pa viza në BE, në mandatin tonë të dytë

Vijojnë takimet elektorale të krerëve dhe kandidatëve për deputetë të koalicionit të djathtë nëpër Shqipëri. Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Lufter Xhuveli ka vijuar takimet e tij elektorale në qarkun e Durrësit, ku ka takuar drejtuesit e strukturave elektorale të kësaj partie, në këtë qytet. Ai theksoi se tek programi i Partisë Agrare Ambientaliste, e gjejnë veten grupime të ndryshme shoqërore jo vetëm në fshat por edhe në qytet. Ne kemi të drejtën morale që të kërkojmë të votohemi nga qytetarët shqiptarë, për këto arritje që kemi pasur në këto 4 vite, por sidomos në programin tonë. Pasi programi i PAA-së prek dhe ndihmon zhvillimin e mëtejshëm që të gjitha investimet shtetërore dhe private të zhvillohen mbi bazën e kritereve mjedisore theksoi kreu i PAA-së Xhuveli. Ndërsa kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi, zhvilloi një takim me mbështetës e simpatizantë të Qarkut të Shkodrës. Shehi deklaroi gjatë prezantimit të programit qeverisës të kësaj force politike, se ekonomia bujqësore do të ringrihet gjatë mandatit të dytë. Kreu PAD-së Neritan Ceka në vijim të turit të tij elektoral u ndal në një takim me banorë të Komunës së Funarit në Qarkun e Elbasanit. Ceka tha se gjatë mandatit të dytë, koalicioni i djathtë do të zhvillojë resurset turistike si dhe infrastrukturën  rrugore. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë turit të tij elektoral është ndalur në Qarkun e Dibrës. Mediu ka nënvizoi pikat kryesore të qeverisjes së koalicionit të djathtë, ku prioritet ishte vendosja e shtetit ligjor. Ai tha se gjatë mandatit të dytë kjo qeveri do të punojnë për të arritur standarde të larta. Sipas kryerepublikanit Mediu një tjetër sfidë e rëndësishme mbetet anëtarësimi në BE. Ai premtoi se brenda vitit të para të mandatit të dytë qeverisës, shqiptarët do të lëvizin pa viza në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›