Kartat, partitë marrin masa për mbështetësit që skanë mundësi të paguajnë
Kandidatët për deputetë do të përpiqen që të pajisin me karta identiteti votuesit e tyre. Procesi, gjithsesi, do jetë selektiv dhe nuk u siguron dot të gjithë votuesve të drejtën e votës
Shaban Sulçe
Në rast se qeveria nuk do të pranojë heqjen e “takës së votës”, partitë politike do të jenë të detyruara të marrin masa ekstra në mënyrë që votuesit dhe përkrahësit e tyre të mos mbeten jashtë procesit të votimit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Përveç nxitjes së anëtarësisë për të aplikuar, partitë, por kryesisht kandidatët e tyre për deputetë, do të përpiqen që të sigurojnë karta identiteti falas për votuesit që njihen si mbështetës të tyre, por që nuk kanë mundësi ekonomike të paguajnë çmimin prej 1200 lekësh. Në këtë mënyrë do të arrihet që të garantohet e drejta e votës për këtë kategori mbështetësish dhe militantësh partiakë. Megjithatë, kjo masë nuk mund të konsiderohet si garanci për shpëtimin e zgjedhjeve nga dështimi. Kjo pasi shumë votues, të cilët nuk njihen ndër zona si mbështetës të caktuar të partive dhe që nuk kanë mundësi ekonomike të paguajnë çmimin e kartave, nuk do të përfshihen në këto skema dhe automatikisht do të rrezikojnë që të mbeten jashtë procesit zgjedhor, pasi nuk do të mund të blejnë kartën e identitetit.
Kandidatët
Kandidatët për deputetë të partive duket se janë më të interesuar për të pajisur me karta identiteti të gjithë votuesit e tyre në zonat ku kandidojnë. Pasi është bërë paraprakisht evidentimi i anëtarësisë dhe i mbështetësve, kandidatët njëkohësisht janë njohur edhe me gjendjen e tyre ekonomike, ku një numër mjaft i madh votuesish nuk janë në gjendje që të paguajnë çmimin prej 1200 lekësh për kartat e identitetit. Në këtë mënyrë, kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 28 qershorit në bashkëpunim edhe me degët dhe nëndegët lokale të partive të tyre do të hartojnë listat për të shpërndarë falas kartat e identitetit. Kjo skemë pritet të aplikohet kryesisht në zonat e thella rurale, aty ku edhe gjendja ekonomike e votuesve është më e rënduar dhe ku numri i shtetasve pa pasaportë është edhe më i madh.
Votuesit
Sipas listave të shpallura nga Ministria e Brendshme rezulton se numri i shtetasve pa pasaportë është 729 710. Ministria e Brendshme pretendon se deri tani janë bërë 500 mijë aplikime, ndërkohë që opozita ka deklaruar se 500 mijë shtetas pa pasaportë ende nuk kanë mundur të aplikojnë për t’u pajisur me karta identiteti. Ndërkohë mësohet se numri më i madh i shtetasve pa pasaportë, të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë, janë shtetas të cilët jetojnë në zonat rurale. Kështu, sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme, mbi 370 mijë shtetas pa pasaportë jetojnë në zonat rurale. Ajo që dihet me siguri është se procesi zgjedhor rrezikon të komprometohet rëndë dhe shumë votuesve të mohohet e drejta e votës. Për këtë arsye opozita ka paralajmëruar zhvillimin e protestave për heqjen e taksës së votës, në mënyrë që çdo shqiptar të ketë mundësi të votojë në zgjedhjet e 28 qershorit.
18 Prill 2009