E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: RTSH-ja po funksionon si radiotelevizion privat i qeverisë



Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste shpreh shqetësimin për rolin e Radio Televizionit Publik Shqiptar, i cili po funksionon sikur të ishte një radiotelevizion privat i qeverisë dhe i kryeministrit Berisha. Deputeti socialist, Musa Ulqini, akuzoi qeverinë se po ushtron presione për të vënë nën shërbim total RTSH-në duke bërë që ky institucion mediatik të thyejë parimin e paanshmërisë. “Ekipi drejtues i këtij institucioni, nën presionin e fortë të qeverisë, i detyron gazetarët të shkelin çdo ditë ligjin për mënyrën se si transmetuesi i vetëm publik në vend duhet të informojë publikun. Paanshmëria në informimin e publikut, cili paguan çdo vit taksë për këtë transmetues në mënyrë që ai të jetë i paanshëm, sot është standardi më i dhunuar në këtë institucion, edhe pse ky standard sanksionohet qartë në ligj si një detyrim thelbësor i funksionimit të RTSH-së. Këtë sjelle antiligjore dhe antidemokratike e RTSH-së, ne e denoncojmë me forcë dhe i kërkojmë Këshillit Drejtues të RTSH-së të respektojë ligjin dhe qeverisë të heqë dorë nga keqpërdorimi i tejskajshëm politik i RTSH-së”, - tha Ulqini.

18 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›