Vendimi i qeverisë: “Karta falas vetëm për qytetarët në nevojë”
Të dënuarit, paraplegjikët dhe tetraplegjikët përfitojnë karta falas. Dokumentin e identitetit do ta përfitojnë falas romët dhe egjiptianët
Ervin KOÇI
Vendimi i qeverisë për të kompensuar pagesën për pajisjen me letërnjoftimet elektronike të shtresave në nevojë është bërë i ditur dje nga zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu. Sipas tij, me kalimin e kohës qeveria e zgjeroi skemën e përfituesve për të mbështetur shtresat e tjera, të cilat u paraqitën me nivel të ulët të të ardhurave. Shehu shpjegoi vendimin e fundit të qeverisë, të ditës së mërkurë, datë 15 prill 2009, “Për kompensimin e pagesës për pajisjen me letërnjoftim të shtresave në nevojë”. Ai sqaroi se përfituesit e këtij vendimi janë të gjithë paraplegjikët e tetraplegjikët, të dënuarit ose ata që ndodhen në paraburgim, si dhe anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian, të cilët do të kompensohen plotësisht në masën 1200 lekë. Gjithashtu do të do përfitojnë 1000 lekë kompensim të gjithë shtetasit që marrin pension minimal në fshat dhe në qytet, studentët, anëtarët e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe të gjithë shtetasit që votojnë për herët të parë në zgjedhjet e 28 qershorit. “Qeveria ka një skemë që pagesa është e kompensueshme për një pjesë të qytetarëve”, – ka theksuar Shehu. Kompensim në masën 700 lekë, 400 lekë dhe 200 lekë do të ketë edhe për disa kategori të tjera. Zëvendësministri i Financave shpjegoi se kostoja e këtij vendimi sipas llogaritjeve paraprake është 5 milionë dollarë dhe do të mbulohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. “Me vendimin e fundit të qeverisë është bërë një ndryshim thelbësor i mënyrës së kompensimit dhe nuk ka më hapësirë edhe për spekulime politike lidhur me mospajisjen e shtetasve me letërnjoftim si rezultat i paaftësisë paguese të qytetarëve”, - u shpreh Shehu.
Sanksionet
"Në rast se personat që do të përfitojnë kompensim nuk do të aplikojnë për pajisjen me karta identiteti deri më 15 qershor, kur është edhe afati i fundit, ata do të bëhen debitorë dhe do t'u mbahet masa e dhënë nga institucionet përkatëse, që mund të jenë Instituti i Sigurimeve Shoqërore, ministritë e linjës apo dhe bashkitë ose komunat",- deklaroi zëvendësministri Shehu. Sipas tij, ajo që është e re në vendimin e qeverisë është se ka ndryshuar mekanizmi i kompensimit. Ai tha se nëpërmjet këtij vendimi personat e lartpërmendur do të marrin masën e kompensimit nga qeveria në vlerën e caktuar dhe më pas do të aplikojnë. “Në vendimin e Këshillit të Ministrave ne autorizojmë degët e thesarit që të bëjnë në mënyrë automatike avancimin e fondeve. Dhe nëse fondet janë të pamjaftueshme për institucionet që do ofrojnë këtë shërbim janë të autorizuar të bëjnë menjëherë kërkesë për shtesë fondesh pranë Ministrisë së Financave”, - tha Shehu.
Taksa e votës
Numri dy i Financave publike, duke hedhur poshtë akuzat e opozitës, sipas së cilës qeveria ka vendosur një taksë për votë, tha se "asnjëherë nuk ka pasur një taksë të tillë". Sipas Shehut, taksa është një pagesë e pakthyeshme, ndërsa pagesa për pajisjen me kartë identiteti, do të rimbursohet nga qeveria për shtresat në nevojë. Ai e cilësoi një krijim artificial pretendimin për ekzistencën e një “takse vote” duke shtuar se, “që në fillimin e projektit qeveria përcaktoi skemën e rimbursimit ndërsa taksa është një pagesë e pakompensueshme”. Ai i bëri thirrje opozitës të bashkëpunojë me qeverinë për të realizuar këtë proces, që të arrijmë zgjedhje me standarde. "Opozita duhet të falënderojë qeverinë për masat. Unë besoj se vendimi i qeverisë është edhe në linjë me kërkesat e opozitës nëse vërtet ajo ka qenë serioze",- deklaroi Shehu. Ai deklaroi gjithashtu, se asnjë institucion nuk mund të justifikohet me faktin se nuk ka fonde në dispozicion, pasi është bashkërenduar puna me degët e Thesarit për dërgimin automatikisht të fondeve për institucionet, nëse nuk kanë para për të blerë kuponët.
18 Prill 2009