Rama: “Kemi zgjidhjen reale që shmang krizën politike për shkak të kartave”
Kreu i PS-së: “Berisha të mos e injorojë krizën ekonomike dhe krizën politike në vend”. Rama: “Kryeministri të heqë dorë nga çdo plan për manipulimin e zgjedhjeve me anë të kartave
Shaban Sulçe
Kreu i PS-së, Edi Rama, i ka bërë apel kryeministrit Berisha që të tërhiqet nga çdo plan i mundshëm për manipulimin e zgjedhjeve si dhe të pranojë se procesi zgjedhor i 28 qershorit gjendet seriozisht i kërcënuar si rezultat i ecurisë problematike të procesit të shpërndarjes së kartave të identitetit. Rama deklaroi në një konferencë për shtyp se shumë shqiptarë të varfër nuk janë në gjendje të paguajnë çmimin për kartën e identitetit si rezultat i krizës ekonomike në Shqipëri. Ai përsëriti kërkesën për heqjen e “taksës së votës”, teksa deklaroi se Partia Socialiste ka një zgjidhje konkrete për kapërcimin e këtij rreziku që u kanoset zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Kuvendi
Rama sqaroi se nuk është e vërtetë se opozita dhe Partia Socialiste kanë vendosur bojkotimin e Kuvendit. Ai tha se ikja e opozitës nga Kuvendi nuk ishte bojkot, por ishte shprehje e shqetësimit publik për dështimin e procesit të kartave të identitetit, që rrezikon seriozisht zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri. “Opozita jonë doli nga Kuvendi jo për ta bojkotuar atë, po për të rritur nivelin e shqetësimit publik për dështimin që kërcënon zgjedhjet ngaqë kryeministri vazhdon t’u mohojë të drejtën e votës qindra mijëra qytetarëve, duke bërë shurdhin ndaj kambanës së alarmit tonë për pasojat katastrofike të taksës së votës”, - tha kryesocialisti Edi Rama. Ai fajësoi kryeministrin Berisha se po anashkalon dhe po injoron të gjitha shqetësimet e shprehura si për efektet e krizës ekonomike në Shqipëri, ashtu edhe kriza politike që po shpërthen si rezultat i dështimit të procesit të pajisjes së shqiptarëve me kartat e identitetit. “Unë e siguroj sot Sali Berishën se as kriza ekonomike, që po hyn përditë e më thellë në ekonominë reale të familjeve e të sipërmarrjeve shqiptare nuk mund të menaxhohet duke bërë sikur s’ka problem dhe as kriza politike, që po afrohet përditë e më shumë bashkë me dështimin e procesit të pajisjes së zgjedhësve me karta identiteti, nuk mund të shmanget duke bërë sikur s’ka problem”, - tha Rama
Zgjidhja
Kryesocialisti Edi Rama tha se tashmë kriza ekonomike ka mbërthyer çdo familje dhe sipërmarrje shqiptare. Por kreu i PS-së apeloi domosdoshmërinë e shmangies së krizës politike, e cila është gati të shpërthejë në rast se qeveria do të insistojë t’i mohojë të drejtën për të votuar shqiptarëve në rast se vazhdon të aplikojë taksën e votës. Rama tha se PS-ja është e gatshme që të ofrojë një zgjidhje reale për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Kriza ekonomike është mes nesh, në çdo familje e sipërmarrje shqiptare. Kriza politike duhet shmangur prej nesh me angazhimin e të dy palëve dhe mospërjashtimin e asnjë qytetari shqiptar nga procesi zgjedhor. Do apo s’do qeveria, në këtë vend janë qindra mijëra familjet që nuk e përballojnë dot taksën e votës dhe askush nuk mund të mbetet pa votuar sepse nuk paguan dot për kartën e tij të identitetit. Ne kemi zgjidhje nëse qeveria do vërtet të bëjë zgjedhje. Ne e dimë si zgjidhet kjo krizë paaftësie e papërgjegjshmërie, nëse Sali Berisha nuk ka qëllimin e mbrapshtë të manipulimit të zgjedhjeve. Ne jemi gati të ulemi për ta zgjidhur këtë nyje që rrezikon të mbysë zgjedhjet, por jemi po ashtu gati të ngrihemi në të gjithë Shqipërinë nëse ata që e sollën procesin deri në këtë pikë të hallit duan ta mbajnë pushtetin pa zgjedhje të lira e të ndershme të standardeve euroatlantike. Apeli im për kryeministrin është të dëgjojë kambanat e alarmit që bien për të, sepse mbi të është barra e përgjegjësisë për të garantuar zgjedhjet duke garantuar votën e çdo qytetari e qytetareje të këtij vendi dhe mbi të do të bjerë e gjithë përgjegjësia historike për një dështim të zgjedhjeve që askush nuk e dëshiron”, - tha kreu i PS-së, Edi Rama.
18 Prill 2009