PDK-ja prezanton kandidatin kryesor në Tiranë, Jak Ndokajn
Partia Demokristiane ka prezantuar dje kandidatët e saj në Tiranë, ku listën e kryeson deputeti i kësaj partie, Jak Ndokaj. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, ku ishin të pranishëm anëtarë të PDK-së, simpatizantë dhe përfaqësues të Partisë Bashkimi Demokristian Italian. Gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet, Ndokaj u shpreh se ndihet i nderuar të përballojë me sukses sfidën e tij të radhës, garën për mandatin e tretë parlamentar. ”28 qershori nuk është sfida ime personale, ajo është më shumë se personale, është sfidë e të gjithëve ne, demokristianë dhe antikomunistë, qytetarë të ndershëm, që mendojmë e besojmë se Shqipëria ka nevojë për prezencën aktive të alternativës demokristiane. Katër vjet më parë ishim në skalionin e partive kryesore fituese të zgjedhjeve. Sot vijmë në mbyllje të mandatit katërvjeçar të Parlamentit, në një pozitë politike oponente. Ne u mandatuam të qeverisnim vendin. Por skenarët dhe pazaret e fshehta të kushtëzuara nga akti tragjik i Gërdecit bënë që PDK-ja të jetë tani në opozitë me opozitën e majtë dhe me qeverisjen pseudo të djathtë”, - është shprehur Ndokaj, ndërsa premtoi se do të përfaqësojë alternativën demokristiane, në ndihmë të njerëzve në nevojë, në ndihmë të së djathtës në tërësi.
18 Prill 2009