Topi i pret shpresën Edi Ramës, nuk ka shtyrje zgjedhjesh

Presidenti kërkon distancimin e partive politike nga debati i kartave
Presidenti Bamir Topi ka paralajmëruar opozitën dhe veçanërisht kryesocialistin Edi Rama se zgjedhjet nuk do të shtyhen por do të zhvillohen në datën e caktuar, më 28 Qershor. Duke ditur synimin e Ramës për të bojkotimin e zgjedhjeve me pretekstin e kartave, presidenti Topi është shprehur se opozita ka pasur kohë ta zgjidhë këtë problem pa shkuar në shtyrjen e zgjedhjeve. Topi ka kërkuar nga partitë politike dhënien fund të debatit dhe gjetjen e zgjidhjes për çështjen e kartave të identitetit. Gjithashtu kreu i shtetit ka kritikuar forcat politike për një hap të gabuar, dy muaj para zgjedhjeve, ndërkohë që veçon se ka pasur kohë të mjaftueshme për zgjidhjen e këtij problemi. Gjithashtu, kreu i shtetit ka kërkuar që forcat politike të mos krijojnë kaos tek qytetarët, por të sinkronizojnë zërin e tyre, gjë që e përmend si detyrën minimale të politikanëve, të cilët në gjykim fare simplist paguhen për këtë punë dhe ka cilësuar si të rëndësishëm në këtë moment, paraqitjen e programit të tyre. Politika shqiptare ka pasur kohën e mjaftueshme të merret me këtë problem dhe të mos të kthejë në fokus pikërisht dy muaj përpara zgjedhjeve çështjen e letërnjoftimeve, që mund të kthehen dhe në një kaos psikologjik për qytetarët. Sot do të ishte koha që partitë politike të përballnin të gjitha projektet e tyre. Ajo që do qytetari më shumë sot është pikërisht është të dëgjojë se cilat do të jenë programet. Sot krijohet një lloj kakofonie, e cila uroj që të zgjidhet sa më shpejt dhe duhet të zgjidhet në mënyrë definitive, ka theksuar kreu i shtetit, duke kërkuar nga partitë politike largimin e tyre nga ky debat. Sipas Topit, politika ka dhënë shembullin që kur kanë dashur të marrin vendime shumë të rëndësishme i kanë marrë brenda një nate, vendime që janë përshëndetur. Në këtë kuadër, ai ka theksuar se nuk ka vendim më të rëndësishëm se krijimi i situatës së qetë, e korrekte para zgjedhjeve. Njeriu do të dijë bilancin, çfarë është arritur, do të dijë dhe ku do të shkojë. Kjo është në detyrimin e partive, por është dhe në të mirën e partive. Të jesh i përgatitur mirë, të kesh patjetër referenca të eksperiencës botërore, por të marrësh dhe leksionet bazë, atëherë njeriu di të vlerësojë çfarë është e rëndësishme dhe çfarë është më pak e rëndësishme, ka veçuar kreu i shtetit.
Zgjedhjet nuk shtyhen
Për herë të parë kreu i shtetit ka hedhur poshtë prerazi çdo mundësi që zgjedhjet e 28 qershorit të shtyhen. Kur ka debate të këtij karakteri që vënë në dyshim, do bëhen zgjedhjet, s'do bëhen zgjedhjet, këto çorientojnë qytetarin. Unë apeloj për zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjeve dhe debateve dhe njerëzit të shkojnë të aplikojnë për letërnjoftimet dhe të mos vihen në dyshim për zhvillimin e zgjedhjeve më datën 28 qershor. Çdo qytetar nuk duhet ta lidhë vetëm me momentin dhe ditën e zgjedhjeve kartën e identitetit., ka veçuar presidenti Topi duke cilësuar si të rëndësishme faktin që Shqipëria në datë 28 qershor të japë provën e madhe që do të bëjë zgjedhje të lira, të ndershme, korrekte dhe zgjedhje që nuk do të kontestohen. Ndër të tjera ai veçon që institucionet partiake, pavarësisht nga interesat e tyre duhet të gjejnë ekuilibrin dhe duhet të japin mesazhin e tyre inkurajues. Kreu i shtetit thekson se patjetër duhet të zgjidhen çështjet aty ku janë diskutuar, aty ku janë strukturuar dhe aty ku janë formëzuar si ligj, duke veçuar këtu ngritjen e Komisionit të Posaçëm, që sipas tij duhet patjetër të aktivizohet që ti japë një zgjidhje deçizive këtij procesi. Ne duhet të shkojmë patjetër sipas asaj që kemi përcaktuar, sipas asaj që ka Kushtetuta, sipas asaj që ka ligji, sipas asaj që ka dhe dekreti që, data 28 qershor të jetë datë kur ne duhet të zhvillojmë zgjedhje, të cilat do të jenë pikë shumë e rëndësishme referimi për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, veçon kreu i shtetit.
Lëvizja e lirë e qytetarëve
Kreu i shtetit në lidhje me çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë ka përmendur kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë, zgjedhje korrekte e të ndershme, në mënyrë që keni këtë akses. Pra, duam ne, sduam ne, kanë vënë një lloj detyrimi. njerëzit duhet ta kuptojnë, që për të lëvizur të lirë dhe nuk ka gjë më të rëndësishme se sa të kesh një pasaportë për të lëvizur aty ku dëshiron ti, ka theksuar kreu i shtetit. Këto deklarata presidenti Topi i ka bërë gjatë pritjes në mjediset e Pallatit të Brigadave, që ka organizuar me drejtues dhe studentë të shkollës shqiptare të studimeve politike, e cila është hapur si një iniciativë e Këshillit të Evropës dhe shënon vitin e saj të tretë akademik në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij, para të pranishmëve ai kërkoi rritjen e demokracisë në Shqipëri, duke u ndaluar më pas tek cilësia e të bërit politikë. Në këtë drejtim ai i cilësoi të dhimbshme rastet, kur politikanë të ndryshëm dalin jashtë karakterit të tyre. Disa prej tyre klonohen, nuk kanë më fytyrën e tyre, marrin zakonet e liderit, gjestikulacionet e liderit, por nuk kanë më jetëgjatësi, ka theksuar presidenti Topi. Në fund të fjalës së tij, duke iu drejtuar studentëve të shkollës politike, kreu i shtetit ka veçuar faktin se në angazhimet e tyre publike do të hasen me bërryla, që nuk kanë asgjë të përbashkët me kompeticionin. Por sipas Presidentit, e ardhmja jo vetëm në politikë, është padiskutim e njerëzve të ditur.